E Hënë, 2 Nëntor 2026

Goditi me thikë 41-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori, momenti kur policia i vë prangat

Policia e Vlorës ka arrestuar 51-vjeçarin Abaz Rohani i cili mbrëmjen e të dielës plagosi me thikë Xhafer Kamberin.

Ngjarja që ndodhi në lagjen “15 Tetori” të qytetit bregdetar ishte një konflikt që nisi për motive të dobëta, por përfundoi me 41-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital.

Goditjet e thikës i shkaktuan atij plagë të shumta.

Autori u gjet pas disa orësh kërkime, në banesën e vëllait të tij në lagjen “Partizani”.

Rohani ka qenë i dënuar për disa vepra penale mes tyre posedim mjetesh të kundërligjshme, konflikte, plagosje.

51-vjeçari njihet si njeri mjaft problematik në zonë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›