E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj hedh shortin për KED, Sokol Sadushi zgjidhet kryetar i Këshillit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka hedhur shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.

Kryetar i  këtij Këshilli është zgjedhur Sokol Sadushi ndërkohë që anëtarët e tjerë vijnë nga Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata dhe Prokuroria e Apelit si dhe Gjykata Administrative.

Këshilli i Emërimeve është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të kushtetueses.

Ky këshill merr rëndësi, pasi vitin e ardhshëm disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese iu mbaron mandati dhe ai do të bëjë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për këto poste.

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED:

Marjana Semini – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Ilir Toska – Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Sokol Sadushi – Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Fuat Vjerdha – Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

Enkela Vlora – Gjyqtare në Gjykatat e Apelit

Alma Muça – Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

Irma Balli – Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Etien Kapo – Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Nafije Hasko – Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:

Marsida Xhaferllari – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Medi Bici – Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Thoma Jano – Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Elvana Çiçoli – Gjyqtare në Gjykatat e Apelit

Genti Xholi – Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Bezart Kaçkini – Gjyqtar nga Gjykatat Administrative

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›