E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditje e Çelsitblen Torres për58 milionë euro

ANGLI- Fernando Torres është tashmë një futbollist i Çelsit. Dita e fundit e merkatos ka dhuruar një nga transferimet më të mëdha të futbollit anglez dhe atij europian. Sulmuesi spanjoll është blerë për shifrën e 58 milionë eurove nga klubi londinez, që bëhet kështu “mbreti” i merkatos së dimrit.

Ançeloti ka siguruar një prej sulmuesve më të mirë në botë, ç’ka i bën blutë një skuadër të frikshme. Liverpuli e bleu Torres nga Atletiko Madrid për shifrën e 36 milionë eurove në vitin 2007, ndërsa në “Anfield Road” ai u bë një prej sulmuesve më të mirë të botës. Tashmë ai do të luajë me Çelsin, një skuadër që e ka kërkuar prej disa vitesh radhazi, por drejtuesit e Liverpulit nuk kanë pranuar asnjëherë ta shesin.

Në ditën e fundit të merkatos, për të plotësuar boshllëkun e lënë nga largimi i spanjollit, të kuqtë kanë firmosur me sulmuesin e Njukasëll Andi Kerrol, një nga më premtuesit në Premier Ligë. Liverpuli bëri të ditur se ka paguar një shumë të majme për anglezin, por pa e specifikuar atë.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Goditje e Çelsit, blen Torres për 58 milionë euro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›