Tifozët e Liverpoolit, djegin fanellën e Torresit
Pak minuta pasi klubi nga “Anflid”, konfirmoi se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e sulmuesit Fernando Torres, tifozët e irrituar nga ky veprim kanë djegur para stadiumit të Liverpoolit, fanellën me numër 9 të lojtarit spanjoll.
Mediat citojnë tifozët të kenë thënë se Torres nuk ka respektuar së pari klubin por as tifozët që siç thanë ata, iu i kanë gjetur në momentet të vështira duke i dhënë përkrahje.
Torres ka kaluar te Chelsea, për një shumë të madhe prej 50 milionë paund.