E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditjet ndaj PKK-se ne Siri rrezik per Ankarane dhe rajonin

Të godasësh rebelët kurdë të PKK-së në Siri nuk është e njëjta gjë si ta bësh atë në Irak. Për këtë gjë janë të bindur analistët ushtarakë, të cilët kanë paralajmëruar autoritetet e Ankarasë pas deklaratave të fundit të kryeministrit turk Erdogan. Ky i fundit kishte deklaruar se nuk do të tolerohej një prani e militantëve kurdë në Siri. Por një ndërhyrje ushtarake kundër Partisë Kurde në vendin që prej 17 muajsh vuan viktimat e revoltave kundër presidentit të vendit Bashar al-Assad, mund të jetë e rrezikshme. Dhe ky mund të jetë një rrezik real për vetë Turqinë e cila në këtë mënyrë do të komplikonte konfliktin në Siri dhe situatën në rajon. Analistët mendojnë se nëse këto deklarata do të viheshin në praktikë, pra nëse kurdët në Siri do të sulmoheshin qeveria e Damaskut do të reagonte shumë ndryshe nga ajo e Irakut. PKK-ja e cila konsiderohet një organizatë terroriste nga Ankaraja dhe nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar, u armatos në jug të Turqisë në vitin 1984, duke i dhënë rrugë një konflikti që deri tani ka shkaktuar 45 mijë viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›