Royal akuzon shtypin francez per shpifje

Segolen Ruajal ish-kandidatja në zgjedhjet presidenciale që u fituan atëherë nga Nikola sarkozi, një ditë pas fjalëve të forta kundër ministres franceze për të drejtat e grave, ka deklaruar se e përditshmja “Lë Puant’ ka transformuar fjalët e saj. Ruajal i ka bërë të ditur shtypit francez se nuk e njihte veten në deklaratat e publikuara nga gazeta e cila kishte publikuar disa thënie të saj për ministren me origjinë marokene Belkasen. Sipas të përditshmes franceze Ruajal kishte hamendesuar se ministrja ishte zgjedhur në atë post pikërisht për shkak të origjinës së saj. Ajo ka thënë se nëse ministrja do të kishte origjinë franceze dhe një emër tjetër nuk do të ishte në atë post dhe se ajo duhet të pranojë origjinën e saj. Një pohim ky që ka nxitur debate dhe shumë kritika, të cilat I kanë kujtuar Ruajal se njerëzit duhet të gjykohen për aftësitë e tyre dhe jo për origjinën.Edhe zëvendës presidenti I lëvizjes së ekstremit të djathtë Fronti kombëtar ka reaguar duke thënë se fjalët e Ruajal tregojnë se partia socialiste franceze adhuron emigrimin në masë por urren asimilimin. Polemika ndaj të cilat ish partnerja e Hollond ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp duke thënë se gjithnjë e ka mbështetur ish- bashkëpunëtoren e saj që nga viti 2007, për talentin dhe historinë e saj. Duke përfunduar se posti I saj si ministre e të drejtave të grave ishte më se i merituar.