E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe asgjesohet parcela me droge

Një parcelë me 2360 rrënjë e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa është asgjesuar në fshatin Bërzanë të rrethit Lezhë, ndërsa ka rënë në pranga edhe poseduesi i saj Nik Kola 42 vjeç nga lagjia Skenderbeg e qytetit të Shkodres. Prej disa ditësh zona malore e Bërzanës mbahej nën mbikëqyrje nga policia, e cila kishte parë edhe lëvizjet dyshuese të 42 vjeccarit nga Shkodra. Parcela e mbjedhë ishte larg zonë se banuar dhe thuajse në kufirin ndarës me rrethin e Mirditës, ndërsa toka nuk kishte një pronar, fakt që është përdorur nga Nik Kola për të realizuar mbjedhjen. Nga këto vëzhgime u bë e mundur që të udhëtohej drejt vendit të quajtur Përroi me Krepa ku u zbulua edhe parcela me bimën narkotike. Policia e Lezhës ka bërë të ditur se po mban nën mbikqyrje të gjitha zonat e klasifikuara për mundësinë e kultivimit të kanabis sativës, ndërsa janë angazhuar edhe kryetarët e fshatrave për të minimizuar dhe asgjesuar ccdo rrënjë kanabis, dhe për të fshirë qarkun e Lezhës nga harta e kultivimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›