E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Do të ndihmojmë qendrën e rehabilitimit të fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë Anila Godo premton zgjerimin e qendrës së rehabilitimit të fëmijëve me prapambetje fizike dhe mendore, "Pranvera". Gjatë një viti që kreu i shëndetësisë i ka bërë kësaj qendre ditore për paaftësinë e të vegjëlve në kryeqytet, Godo ka deklaruar se do të ndihmojë sipërmarrësit në zgjerimin e mjediseve , me qëllim që në këtëv trajtim të mund të përfshihen më shumë fëmijë. Në qendrën ditore "Pranvera", trajtohen rreth 50 fëmijë me paaftësi fizike dhe mendore. Ajo është një investim i ministrisë së jashtme të Italisë, me një vlerë prej 500 mijë eurosh. Përveç rehabilitimit fizik, punonjësit e qendrës i kushtojnë një rëndësi të veçantë integrimi social të këtyre fëmijëve. Në këtë viztë ministrja e shëndetësisë Anila Godo shoqërohej nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D'elia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›