PS:Berisha aleat me Metën në zgjedhje

Partia Socialiste është shprehur sot se Kryeministri Berisha ka zgjedhur aleatin e tij Ilir Meta për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi është i sigurtë se do ti humbë këto zgjedhje. Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste Mimi Kodheli duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit Berisha tha se kjo qeveri po hedh baltë mbi familjen e kreut socialist në mungesë të ideve dhe arritjeve të saj politike.