Godo: Do vaksinojmë 1/3 e popullsisë
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, duke folur për gripin e derrave tha se kjo ministri do vaksinojë 1/3 e popullsisë, edhe pse ende nuk janë përcaktuar të dhënat e sakta. "Shpresojmë në një kontigjent ndihme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë", u shpreh ajo.