E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo Kisha dyshoj se eshte shqiptare

TIRANE-Sabri Godo vuri ne dy shim dje qe Kisha Ortodokse ne vendin tone te jete shqiptare ndersa Miranda Vikers e konsideroi si nje shqetesim te aktualitetit shqiptar pavaresine e kesaj kishe.E perditshmjaGazeta Shqiptareben te ditur se historiani dhe politikani i njohur ne tryezen Pas njezet vitesh organizuar nga Instituti i Studimeve Nderkombetare beri nje nderhyrje pas fjalimit te mbajtur nga studiuesja e ceshtjes shqiptare Miranda Vikers. Ju permendet ceshtjen e Kishes Ortodokse. Une nuk jam aq i sigurt se sa shqiptare eshte kjo kishe kur ne kemi aktualisht kryepeshkopin me origjine greke si dhe dy peshkope te tjere te jugut po me origjine greke - deklaroi Godo. Sipas tij kjo eshte nje ceshtje qe duhet ta zgjidhe ortodoksia shqiptare pra duke nenkuptuar qe shteti apo ndokush tjeter te nderhyje ne kete pune. Por pavaresisht se u kerkon ortodokseve ta zgjidhin Godo ve ne medyshje menyren e zgjidhjes se ketij problemi. Nuk e di ende se si do ta zgjidhe ortodoksia shqiptare kete ceshtje qe me duket e nderlikuar por qe gjithsesi ka nevoje per nje zgjidhje - tha ai ne kete takim i cili u mbajt ne nje nga ambientet e Hotel Tirana. Nga ana e saj studiuesja e njohur Vikers ne fjalimin e mbajtur dje u shpreh se Shqiperia ka deshtuar ne zgjidhjen e disa problemeve qe ka me Greqine fqinje. Nder te tjera ajo permendi dhe shqetesimin gjithnje e ne rritje sa i takon pavaresise se Kishes Ortodokse Shqiptare.

Ne Gazeta Shqiptare eshte hapur prej kohesh debati se sa e pavarur apo sa autoqefale eshte Kisha Ortodokse debat i zhvilluar mes studiuesit te njohur Kristo Frasheri dhe hiresise se tij Mitropolitit Anastas Janullatos. Frasheri ne kete debat publik pretendon se me ardhjen e Janullatosit ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare ajo e ka humbur autoqefaline e vet per te cilen luftoi dhe u perpoq deri ne fund edhe Fan Noli.

Nga ana e tij Janullatosi eshte shprehur ne opinionin e tij po per Gazeta Shqiptare se ai eshte zgjedhur sipas te gjitha rregullave duke permendur ketu statutin e Kishes Ortodokse Shqiptare miratuar me 1950-en ku nuk ekziston fare neni qe kryepeshkopi duhet te jete me origjine shqiptare. Sa per ceremonine e fronezimit te 2 gushtit ai akuzon myslimanet e pranishem ne kishe te cilet shkaktuan rremuja.
Shteti shqiptar ende nuk i ka dhene kombesine shqiptare kryepeshkopit Janullatos kerkese qe ai e beri menjehere sapo u zgjodh kryepeshkopi i Kishes Ortodokse shqiptare.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›