E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet polici Sander Biba, SHKB nis hetimet

Perleshje me grushte ne Policine e Kurbinit, zihet shefi i Rendit me nje polici

KURBIN - Sherr me grushte dhe sharje mes shefit te Rendit te Policise se Kurbinit dhe ish-shoferit te shefit te Komisariatit. Perleshja ka ndodhur per levizjen e efektivit Sander Biba. Ka qene nderhyrja e efektivave te policise, qe ka shmangu edhe perdorimin e armeve, duke e bere situaten te kishte pasoja te renda. Gjithcka ka ndodhur ne sy te efektivave, qe ndodheshin ne oborrin komisariatit. Nga ana tjeter, Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, i Drejtorise se Policise ne Lezhe, ka nisur hetimet dhe po vazhdon me mbledhjen e informacioneve. Polici Biba qe goditi shefin e Rendit, Dentian Dedej, eshte pezulluar nga detyra deri ne marrjen e informacionit te plote dhe daljen e shkaqeve te ketij konflikti. Ngjarja ka tre dite qe ka ndodhur, por gjithcka eshte mbajtur "top sekret" nga ana e Drejtorise se Lezhes.

Tashme perleshja ndermjet punonjesve te Rendit, eshte marre vesh edhe ne qytetin e Lacit. Sipas burimeve brenda efektivave te Policise se Kurbinit mesohet, se Sander Biba ish-shofer i kreut te ketij komisariati, pas nje debati me shefin e Rendit, Dentian Dedej, ne oborrin e komisariatit, per ndryshimin e vendit te punes, ka nisur edhe perplasjet me drejtuesin rendit. Pas ngritjeve te toneve te zerit mes tyre, ka qene Biba, qe ka qelluar mbi shefin e Rendit me grushte e me te njejten menyre i eshte pergjigjur edhe Dedej. Kane nderhyre menjehere efektivat e Policise se Kurbinit, duke shmangur perdorimin e armeve nga efektivat e komisariat, te cilat munde te kishin sjelle edhe pasoja. Ngjarja eshte vene re edhe nga ana e banoreve te qytetit, ku edhe distanca e komisariatit me pallatet, eshte shume e vogel dhe ulerimat e drejtuesit te Rendit Dedej, dhe Bibes, kane bere qe edhe banoret te degjojne shprehjet vulgare te tyre. Kjo ka bere qe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te nise hetimet per kete konflikt, nderkohe qe eshte pezulluar nga detyra Sander Biba, ish-shoferi i shefit te Komisariatit te Policise Kurbin. A. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›