E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Kush bllokon rrugët, të shkojë në burg

Republikani Sabri Godo kërkoi dje ndërhyrjen e shtetit për zhbllokimin e rrugëve në Himarë dhe të ndëshkojë ata që shkelin ligjin, duke bllokuar akset rrugore. Sipas tij, çdo njeri që bllokon rrugën, duhet të shkojë në burg. Shteti shqiptar duhet të tregojë se ekziston si shtet dhe duhet ta nisë punën me procedimin e atyre që bllokuan rrugën. Ndërhyrja në Himarë pas 13 orësh bllokim rruge do të thotë se kemi një shtet që toleron atje ku nuk duhet dhe kjo duhet të marrë fund. Duhet ta dijë mirë çdo shqiptar se po bllokove rrugën, pas një ore shkon në burg, - tha Godo. Ish-kreu i republikanëve shprehet se çdo njeri ka të drejtën të flasë gjuhën që dëshiron dhe se mes popujve shqiptarë dhe grekë nuk ka racizëm. Ka mekanizma që duan të shfrytëzojnë ksenofobinë për arsyet e tyre. Nuk kuptohet se përse duhet të bëjë deklarata dhe të mobilizohet qeveria greke çfarë ngjan mes dy shtetasve shqiptarë dhe e çon këtë në strukturat evropiane, kur dihet se nëse do të flasim për probleme të mirëfillta etnike, duhet të shohim ato që kanë ndodhur me emigracionin tonë atje, - theksoi z. Sabri Godo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›