E Diel, 1 Nëntor 2026

Analistet: Mesazhi i SHBA i qarte, vendoret me 8 maj, parlamentaret me 2013

Analistet politike, Andi Bejtja dhe Artan Hoxha kane komentuar intervisten e ambasadorit amerikan ne Tirane, Alexander Arvizu, duke nenvizuar faktin se Shqiperia ka perpara nje "referendum" per te provuar mbeshtetjen politike per secilen parti, zgjedhjet vendore te 8 majit te ketij viti dhe ne qershor te vitit 2013 ato parlamentare. Sipas dy analisteve, Arvizu, si rrallehere ndonje ambasador ka folur qarte dhe kuptueshem, duke nenvizuar faktin se zgjedhjet e parakohshme jane te panevojshme.

Si e vleresoni mesazhin e ambasadorit te SHBA per situaten ne Tirane ?
Andi Bejtja: Mesazhi eshte i qarte. Une do te thosha qe eshte mesazhi me i qarte qe eshte dhene ndonje here ne keto 20 vitet e fundit, madje edhe kur kemi pasur vite shume me te veshtira, kemi pasur 1997-en, 1998-en. Pra eshte mesazh shume i qarte, ketu nuk ka vend per interpretim, ka vend vetem per reflektim qe alternativa me e mire per Shqiperine, per opoziten dhe mazhorancen bashke, jane zgjedhjet lokale te 2011, pra 8 maji. Te cilat vete ambasadori dhe vete SHBA-ja i konsiderojne si nje referendum popullor dhe qe nga te dyja palet duhen konsideruar me te vertete si te jene nje referendum. Keshtu qe nuk ka nevoje per interpretime, nuk ka nevoje per komente. Problemi eshte se fatkeqesisht nje pjese e mediave dhe e opinionit publik fokusohen vetem tek ato qe duan ne nje deklarate dhe jo te kyci i gjithe ketij mesazhi qe ishte ky: Qe do te behen zgjedhjet lokale te 2011-es dhe me pas do te behen zgjedhjet e 2013-es.
Artan Hoxha: Zgjedhje te parakohshme, si rezultat i nje dhune te programuar, i nje grupi njerezish qe erdhen me nje axhende tjeter, s'mund te kete. Ambasadori Arvizu ishte shume i qarte prandaj tha se zgjedhjet do te jene ne vitin 2013, ato parlamentare dhe ato vendore ne 8 maj te ketij viti. Qartesisht ka folur ambasadori. Ne nje shtet me demokraci funksionale, zgjedhje te parakohshme, si kapak i nje procesi te dhunshem nuk mund te kete, si nje akt noterial legalizimi i dhunes, nuk mund te kete. Nje qartesi e tille e SHBA-ve eshte e dobishme per Shqiperine dhe une shpresoj qe politika shqiptare te gjeje vetveten ne cdo percaktim te sugjerimit te partnerit tone me te rendesishem strategjik. Politika te gjeje vendin dhe te zhvillohet ne institucione. Shqiperia eshte nje demokraci funksionale dhe si e tille, zgjedhjet jane vetem ligjore dhe institucionale dhe jo ekstraligjore. Shqiperia ka perpara zgjedhjet vendore, palet do te provojne mbeshtetjen e tyre popullore ne ato zgjedhje dhe ti largohen retorikes se dhunes, te nxitjes dhe te mobilizimit ekstraligjore te mbeshtetesve dhe te bisedojne dhe te ulen me popullin. Ambasadori Arvizu flet shume qarte.
Ambasadori amerikan ka bere dhe nje tjeter deklarate ku flet qarte se klasa politike duhet te heqe dore nga retorika e dhunes dhe i eshte referuar mbeshtetjes qe i behet opozites qofshin keto televizione apo gazeta te ndryshme. Ju si e shikoni?
Andi Bejtja: Ambasadori prape edhe ne kete pike nuk ka bere politike po thjesht ka qene konkret dhe ka qene realist, pasi te gjithe jemi te ndergjegjshem, sic e tha dhe ai, qe shumica e medieve te shkruara jane ne duart e opozites, po e themi figurativisht. E njejta gje ndodh dhe me mediat vizive. Pak a shume nuk eshte se deklarata nuk ka nevoje per asnje koment. Te gjithe jemi dakord qe duhet te ulet retorika e dhunes nga te dyja palet sikurse ishim dakord, sidomos ne qe punojme ne media, qe te fillojne te ulen tonet e deklaratave, nga eksponentet politike qe perserisin te njejtat gjera per dite. Sikurse mendoj se z. Arvizu i ka pelqyer turi "Dialog me Shqiperine" i z.Rama, perderisa ai beri thirrje, jo vetem atij, por gjithe lidereve politike qe te rikthehen kete here ne nje tur te ngjashem, por jo me monolog dhe te degjojne popullin dhe jo militantet. Edhe ketu mendoj se nuk ka nevoje per shume komente, ka qene shume i qarte, pjesa tjeter me interesante e intervistes se tij, ka te beje me faktin se ai vete nga SHBA, me gojen e tij shprehu bindjen se nje pjese e drejtuesve te bashkive qe jane te PS-se, qe per hir te se vertetes jane te suksesshem, do te dalin ne zgjedhje dhe pa degjuar z.Rama, pa degjuar keshillat e PS-se, pasi ata suksesin e tyre e kane te garantuar.
Artan Hoxha: Eshte nje argument qe tregon sesi media nuk eshte ashtu sic pretendon z.Rama, kur doli para medieve te huaja ne janar dhe rrezohet teza se Shqiperia na qenka nje regjim fashist, mafioz, kusarie. Pra keto teza te hedhura nga opozita nuk qendrojne. Perballja me kete regjim nese do te ekzistonte, do te justifikonte mjaft gjera, por me keto deklarata nuk justifikon asgje, as dhe dhunen e perdorur.
A ka nje ndryshim ne gjuhen e perdorur nga deklaratat e SHBA dhe BE ne raport me zgjidhjen e kesaj situate pas demonstrates se dates se 21 janarit?
Andi Bejtja: Personalisht mendoj se nuk ka asnje ndryshim, te njejten gje tha dhe z.Lajcak. Duhet te kemi parasysh se kur flasim per Evropen, vertete ka zera te vecuara. Opozita mund te gjeje deputete rumune, moldave, greke, ka dhe ne Parlamentin Evropian gjithmone dicka qe mund te gjeje opozita. Une do te vleresoja faktin qe Parlamenti evropian ne shumice eshte me Partine Demokratike, por me shume se kaq porsa i perket zgjedhjeve te parakohshme ka pasur te njejtin mendim me SHBA. Mesazhi ka qene i qarte qe zgjedhjet e parakohshme nuk jane te nevojshme. Pjesa tjeter qe ka interesante intervista ka te beje edhe me faktin e korrupsionit. Une do thosha se eshte nje nga qendrimet me realiste qe une kam pare deri me sot, qe te gjithe e themi, por nuk duam ta pranojme qe korrupsioni nuk eshte vetem problem qeveritar, ose i nje pjese te shoqerise shqiptare, ose i nje partie politike. Por korrupsioni eshte edhe pjese e Bashkise se Tiranes edhe e bashkive te tjera ne vend, sikurse eshte pjese e zyrtareve te te niveleve te dyta apo te treta, sikurse fatkeqesisht eshte pjese edhe e jona dhe per kete duhet nje vullnet i perbashket, i te gjitha forcave politike per ta luftuar. Ajo qe mendoj une se eshte me e rendesishme te kuptohet, eshte se kete here ky ambasador amerikan, jo se tha ndonje gje te re, jane gjera qe ne i kemi thene. Une personalisht i kam thene edhe ne kohen e ambasadorit Uithers keto gjera, por kur i thote nje ambasador i SHBA-ve, kjo merr me vlere. Por eshte e rendesishme qe z.Arvizu foli me shume per shqiptaret sesa per klasen politike ishte nje thirrje publike per shqiptaret dhe ajo qe shihet qarte eshte se Amerika me te vertete nuk mban ane ne kete ceshtje, eshte e barazvlefshme dhe shikon me shume interesin e Shqiperise. Edhe teza tjeter qe Amerika sheh me shume per stabilitetin ne rajon sesa per demokracine e brendshme nuk eshte vertete, une jam koshient qe SHBA mund te kete bere gabime me kete lloj politike, stabilitet apo demokraci ne shume vende te botes, por ne Shqiperi ka qene shume koherente duke u dhene nje peshe te rendesishme institucioneve demokratike. Vete fakti qe SHBA ka dhuruar 20 milione dollare per forcimin e institucioneve shqiptare dhe po te bejme pak histori, ne vitin 1996 kur stabiliteti i rajonit dhe ceshtja e Kosoves ishin shume me te rendesishme, prape SHBA-te edhe atehere i kushtuan me shume rendesi institucioneve dhe demokracise shqiptare. Pra kemi nje qendrim koherent te SHBA-ve qe nga viti 1990 dhe deri me sot. Dhe une mendoj se ky mesazh sa me shpejt te degjohet dhe zbatohet, aq me mire do te jete per Shqiperine dhe shqiptaret. Mesazhi tjeter i rendesishem qe ambasadori dha, ka te beje me faktin e Shqiperia eshte nje ekonomi funksionale, cka do te thote qe te gjitha institucionet shqiptare funksionojne ne menyre te pavarur dhe kjo vertetohet qofte ne rastin e prokurorise, z.Berisha nuk ka as kontrollin me te vogel mbi kete institucion, si kryeminister, mbi presidencen, gjithashtu, pavaresisht se z.Topi i perket se njejtes parti, z. Berisha nuk ka asnje kontroll mbi Presidentin. Pra, dhe mesazhet jane te qarta qe SHBA mbeshtet institucionet shqiptare, sikurse behet e qarte se kete respekt qe ka SHBA per institucionet shqiptare, duhet ta kene dhe individet shqiptare, te cilet drejtojne keto institucione. Pavaresisht se duket e palexueshme ne kete aspekt nuk eshte thjesht se SHBA shpreh mbeshtetjen ndaj Ina Rames, apo ndaj filanit apo "iks"-it. Ai ka shprehur mbeshtetjen ndaj institucioneve shqiptare dhe kete besim qe SHBA u jep institucioneve duhet ta deshmojne dhe individet qe i drejtojne keto institucione.
Artan Hoxha: Une nuk shoh asnje lloj diference mes qendrimit te SHBA dhe atij Evropian. Perfaqesuesi i BE, Lajcak erdhi ne Shqiperi te nesermen e mbledhjes se ministrave te Keshillit te Jashtem te BE. Mesazhet ishin identike me at te ambasadorit amerikan dhe te zyrtarit te lart Kantrymen. Shqiperia ka zgjedhur te zhvilloje zgjedhjet vendore ne kete vit dhe ato te tjera ne vitin 2013, dhuna mbi institucionet eshte e papranueshme, Shqiperia eshte demokratike dhe funksionale, institucionet e shtetit, secili kryen detyren e tij. Nuk ka asnje diference mes qendrimit te SHBA dhe atij te BE.
Gjykata e Tiranes ka caktuar masen e sigurise "arrest shtepie": Skaduan afatet e paraburgimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›