E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Kocit rrezohet ne gjykate

Vetem pese muaj perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, PS '91 e Petro Kocit eshte rrezuar nga ana e drejtesise, per te vijuar me nje emer te tjeter, me te pangjashem me PS. Gjykata e Rrethit te Tiranes, ka rrezuar kerkesen e Petro Kocit si perfaqesues i Partise Socialiste '91 per regjistrimin e ketij subjekti, ne regjistrin e partive politike. Arsyeja e ketij vendimi qendron ne ngjashmerine e emrit qe ka ky subjekt politik, me Partine Socialiste. Vendimi i gjyqtarit Artur Gaxhi, eshte marre ne 30 dhjetor te vitit te kaluar, vendim qe ka lene ende pa emer kete parti dhe per pasoje te paregjistruar, c'ka mund te perkthehet ne linje, jashte zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Ne vendimin e firmosur nga gjyqtari Artur Gaxhi, theksohet se ka nje perputhje emri ndermjet subjektit te perfaqesuar nga Petro Koci dhe Partise Socialiste te Shqiperise. "Keshtu nga dosja e regjistrimit te Partise Socialiste te Shqiperise, rezulton se ajo eshte krijuar ne vitin 1991 dhe pikerisht venia e shifrave '91 pas emrit te kerkuesit, jo vetem qe nuk e ben te dallueshem qarte, emertimin e kesaj partie nga emertimi i Partise Socialiste te Shqiperise, por e ben ate te njejte me te dhe konfuzon me teper votuesit, duke krijuar pershtypjen qe kemi te bejme me te njejten parti politike" thuhet ne vendimin e gjykates. Njeheresh gjykata konstatoi se dhe stema e PS '91, perputhet me stemen e PSSH. "Te dyja stemat paraqiten ne forme rrethore, me dy rrathe me ngjyre te jashtme jeshile, njeri me i madh e tjetri me i vogel, me te njejten qender, brenda hapesires se te cileve, eshte shkruar emri i partise, kurse ne qender te emblemes rrethore ndodhet nje dore e mbledhur, e cila mban trendafilin e kuq, ne nje sfond jeshil, me ngjyre me te celet se rrethi i jashtem",thuhet ne vendim. Nderkohe qe ligji percakton se ne zgjedhje, partite politike regjistrohen ne fletet e votimit me iniciale. Eshte kjo arsyeja qe keto iniciale duhet te jene te dallueshme, ndersa Gjykata e Tiranes ka konstatuar se edhe ne kete pike ka perputhje.

"Ankim ne Apel, s'terhiqemi"

Menjehere sapo eshte njohur me vendimin e Gjykates se Tiranes ,qe refuzonte regjistrimin e PS '91 si subjekt politik, per shkak te ngjashmerise me Partine Socialiste, ka reaguar kreu i partise se sapoformuar, Petro Koci. ""Kjo eshte nje ceshtje qe do te zgjidhet ne shkallet e tjera te gjyqesorit. Partine tone nuk e ndalon dot as Rama as Berisha", ka qene deklarata e djeshme e kryetarit te PS '91 Petro Koci. Njeheresh eshte saktesuar se vendimi per regjistrimin e partise qe ai drejton, duhej te ishte marre me pare, pa kaluar ende muaji nga depozitimi i kerkeses, nderkohe qe kishin kaluar plot kater muaj, nga momenti fillestar i regjistrimit. Njeheresh ai ka perseritur serish vendosmerine per te qene mes partive te majta, me kete emer. Nderkohe qe ne rast se vijon me te njejtin intensitet shqyrtimi i ankeses, rrezikon pjesemarrjen ne zgjedhjet e qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›