Gjermani ne cerekfinale, te pakten “dielli” shkelqen ne Angli
Pasditja e djeshme, ne Angli ka qene me diell dhe pas katastrofes se kombetares se “Tre Luaneve”, ne finalet e Kupes se Botes ky ishte i vetmi fakt pozitiv per anglezet. “te pakten dielli shkelqen” shkruante “Daily Mail”. Miliona tifoze qe ndiqnin live ndeshjen nga Anglia i kane dhene fund endrres se tyre, se ekipi i tyre do te fitonte titullin boteror dhe me e keqja, ne keto finale i ka larguar armiku i tyre i vjeter, Gjermania, qe u shkaktoi nje humbje per te kujtuar gjate, 4-1. Gjermania e mori shume shpejt avantazhin e ndeshjes, duke shenuar dy gola brenda 20 minutave te para, me ane te Klose dhe Podolskit. Apson, i cili gaboi te goli i pare i ndeshjes rikuperoi per anglezet dhe shkurtoi diferencen e golave. Por pjesa e pare mund te mbyllej ne barazim, ne rast se do te quhej i rregullt goli i Lampard. Mesfushori i Celsit godit shtyllen dhe topi kaloi vijen fatale, por gjyqtari nuk dha gol. Anglezet e Fabio Kapelos e nisin me vrull pjesen e dyte. Presioni i Anglise dhe rastet per te barazuar rezultatin moren fund, pas nje kundersulmi te ekipit gjerman. Ne ’67 dhe ’70, Tomas Muler shenoi ne harkun kohor te tre minutave dy gola per Gjermanine, duke shpartalluar Angline. Ne fund te ndeshjes Kapelo nuk fajesoi lojtaret e tij, por adresoi gishti nga gjykimi i dobet, qe anuloi golin e dyte. - “Goli ishte shume i rendesishem. Ne mund te luanim me nje stil tjeter ne minutat e mbetura. Anglia luajti mire deri sa ndeshja ishte 2-1, por pas golit te trete pati nje fare zhgenjimi ne anen tone. Gjermania tregoi se eshte nje skuader e madhe. Ata zhvilluan nje ndeshje te mire dhe shfrytezuan gabimet tona, duke shenuar, por edhe gjyqtari i ndeshjes beri gabime te medha. Gjera te vogla e percaktojne gjithmone rezultatin”, - perfundoi Fabio Kapelo.
Edhe Zherard pranoi se goli i anuluar dha nje impakt negativ ne lojen e anglezeve.
A. Muraci
Tifozet
25 milione angleze e pane ndeshjen “live” dhe 20 mije te tjere ishin ne stadium, per te perkrahur ekipin e tyre. Si ne perballjen e fundit ne Boterorit, “Italia 90”, Anglia ka zhgenjyer tifozet e saj, duke pesuar nje humbje me te thelle