Godo: Regjistrimi etnik, rritje artificiale të minoriteteve
Në rast se regjistrimi i popullsisë do të vazhdoje të bëhet dhe mbi baza kombësie, sipas historianit Sabri Godo shetit shqiptar duhet të vendosë disa kushte. Kjo për të shmangur një rritje artificiale të kombësisë së huaj në vend kundrejt asaj shqiptare.
"Duhet medoemos te vihen ne kete formular dhe kushtet, nese do te ngulet
kembe per kete regjistrim, kushtet se si duhet te provosh qe i perket
nje kombesie tjeter qe ti e pretendon, me baben, me nenen, vendin ku ke
jetuar, prejardhjen, qe nga gjyshi e ketej, jo keshtu me nje deklarim
verbal, dhe kjo te lihet, sikunder degjoj tani te thuhet ne vullnetin e
secilit", thote Sabri Godo.
Sipas politikanit dhe historianit Godo, kjo rritje artificiale do të
ndodhë dhe kryesisht me kombësine greke. Pra, sheti shqiptar në këtë
formë regjistrimi, del i humbur.
"Del i humbur sepse jane dy faktore, njehere emigrantet qe kane nderruar
deri dhe atesine. Njeriu mund te nderoje emrin e tij, po jo te te atit.
Shume njerez kane qene te detyruar ta bejne kete, dhe dhjetera mijera
ne Greqi e gjetke, nje kategori njerezish qe s'kane te bejne fare me
kombesine greke, marrin pesnione prej andej, dhe keto pensione i kane
marr kundrejt nje nenshkrimi qe kane dhene per perkatesine e tyre
kombetare", vijon Godo.
Pas një konsultimi 6- mujor, pyetësori mbi bazën e të cilit do të bëhet
regjistrimi, do të aprovohet përfundimisht. Risia në kët draft, që
ngjalli shumë polemika ëhtë që përmban, për herë të parë pas shumë
dekadash, përkatësinë etnike dhe fetare.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi