Vdekja e 58 vjecares në QSUT, pritet raporti i ekspertizës
TIRANE- 58 vjecarja Drita Gixhari, e cila ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në spitalin numër 2 në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës nga vdekur nga tromboza në venën që furnizon zorrët me gjak. Vdekja e gruas la hije të mëdha dyshimi për të afërmit e saj , që vetëm pak orë pasi Drita Gixhari ndërroi jetë, ju drejtuan komisariatit numër 4 për ngritjen e një padie ndaj bluzave të bardha të spitalit numër2 për neglizhencë dhe mjekim të pakujdësshëm. Grupi i ekspertëve mjeko-ligjorë ka nisur punën për zbardhjen e së vërtetës rreth vdekjes së saj dhe punës së mjekëve. Dyshimet qëndrojnë në mosdhënien e ndihmës në kohë. Sikundër deklarojnë familjarët, ata u paraqitën në spital në mesnatë ku u pritën nga mjeku roje, i cili pasi vizitoi 58 vjecaren vendosi ti bëjë 2 injeksione qetësuese e më pas ta dërgojë në shtëpi pasi sipas tij nuk paraqiste shqetësime. Gruaja ka vijuar të ketë shqetësime ndërsa djali i saj dhe bashkëshorti janë rikthyer në spitalin numër 2 në orën 6 të mëngjesit. Nga kjo orë dëri në orën 10 të paradites së djeshme ata janë detyruar të presin derisa një mjek u ka komunikuar se 58 vjecarja duhet të shtrohej në pavion. Në momentet që plotësohej kartela, gruaja pati komplikacione dhe mjekët u detyruan ta dërgonin në reanimacion prej nga nuk mundi të dalë e gjallë. Drita Gixhari është ëprcjellë sot për në banesën e fundit , ndërsa vdekja e saj u pasua me pezullim nga detyra të 2 mjekëve roje të urgjencës së spitalit nuëmr 2. Tashmë pritet raporti i ekspertizës mjekoligjore për të hedhur më shumë dritë rreth shkakut të vdekjes së gruas. Ky rezultat që kërkon 2 javë kohë i dërgohet më pas prokurorisë së Tiranës për ndjekjen e cështjes në rrugë ligjore. (e.n/News24/BalkanWeb)