E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, procesi votimit ecën normalisht në Prizren dhe Lipjan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosove njoftoi se me përjashtim të dy qendrave të votimit në Prizren, të gjitha qendrat e tjera në këtë komunë dhe ne atë të Lipjanit janë hapur me kohë dhe se procesi zgjedhor po ecën pa probleme. Sipas kryetares se KQZ-se, Nesrin Lushta ne 2 vendvotimet, nuk jane hapur ne Novak dhe Sreck, zona me komunitet serb.

Nderkaq, qytetarët e komunës së Prizrenit dhe Lipjanit iu janë drejtuar
sot për të tretën herë vendvotimeve brenda tre muajve të fundit, për të
zgjedhur kryetarin e komunës, pas vendimit të Komisionit Qendror
Zgjedhor (KQZ) për rivotim, për shkak të parregullsive të konstatuara në
garën e balotazhit, më 13 dhjetor.

Në Lipjan janë 48.084 qytetarë me të drejtë vote, të cilët po votojnë në
26 qendra votimi, derisa në Prizren janë 137.849 qytetarë me të drejtë
vote në gjithsej 60 qendra votimi. Në garën për Prizrenin janë Ramadan
Muja, kandidat i PDK-së, njëherësh kryetar i komunës dhe Hanefi
Muharremi nga LDK-ja. Ndërsa në komunën e Lipjanit garojnë Shukri Buja,
kandidat i PDK-së dhe kryetar aktual i komunës, i cili ka perballe Imri
Ahmetin e LDK-së.

Për komunën e Gjilanit, ku gjithashtu janë shënuar parregullsi në
raundin e dytë, ende nuk është marrë vendim, pasi që çështja është
proceduar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›