E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Shtyrja e takimit, pozitive

Presidenti i Nderit i Partise Republikane, Sabri Godo, e cilesoi si pozitiv faktin se tryeza e perbashket e mazhorances per reformen zgjedhore do te shtyhej edhe per disa dite. Sipas Godos, partite e aleate te PD-se duhet qe gjate ketyre diteve te formulojne ne menyre te qarte qendrimet e tyre per reformen zgjedhore dhe me pas t'i drejtohen tryezes te perbashket qe pritet te mbahet. Ne kete menyre, sipas Sabri Godos, keto parti do t'i kene me te qarta edhe kerkesat e tyre ndaj partise me te madhe te koalicionit, ne lidhje me reformen zgjedhore. Ne kete kendveshtrim, duket se Godo nuk perjashton mundesine e arritjes se konsensusit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›