Lufta dhe paqja pa vlere, qeveri-FSHF
TIRANE - Prej disa muajsh, mes Federates Shqiptare te Futbollit, e kryesuar nga Armand Duka dhe Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, e drejtuar nga Ylli Pango, kishte nisur nje lufte qe perfundoi me dy vendime. I pari, ne perpjekje per te shmangur te dytin, por, gjithsesi, pa vlere. Pango u terhoq nga kerkesa per te kontrolluar financat e FSHF-se, ne perpjekje per te mos u marre ndonje vendim nga FIFA per pezullim te FSHF-se nga ndeshjet nderkombetare.
Ministri Pango e ndermori kete hap muajin e kaluar, pak dite pasi FIFA paralajmeroi se nuk pranon nderhyrjet qeveritare dhe qe i cilesoi si politike, ne FSHF. MTKRS firmosi statusin e FSHF-se dhe mes Pangos e Dukes u duk se u arrit paqja. Por, nese ne Shqiperi problemi u mbyll me kaq, ne Komitetin e Pergjithshem te FIFA-s, toleranca ishte zero, pavaresisht "armepushimit" ose "paqes" Duka-Pango. Dje, FIFA vendosi zyrtarisht te perjashtoje futbollin shqiptar pa afat, nga te gjitha aktivitetet nderkombetare. Duke pretenduar se ne Shqiperi, FSHF u perball me nderhyrje politike, te cilat i konsideroi si te papranueshme.
Nese ish-ministri Leskaj do te mbahet mend si nismetari i luftes shtet-federate, Pango do te kujtohet si ai qe terhoqi palen shtet nga lufta. Por terheqja e MTKRS, duket se nuk pati vlere ne FIFA, pasi vendimi i djeshem e pezullon pa afat futbollin tone nga cdo aktivitet nderkombetar.
Por, cfare ndodhi ne fund te vitit qe shkoi. Gjithcka erdhi pasi ne zyrat e Federates mberrin nje shkrese, qe paralajmeronte kontroll financiar nga instancat shteterore shqiptare.
Ajo qe u quajt telenovela trevjecare e konfliktit mes MTKRS dhe FSHF-se perfundoi 5 shkurtin qe shkoi, kur ministri Ylli Pango firmosi statusin e FSHF-se, duke i dhene legjitimitet organizmit te futbollit shqiptar. Ne fakt nenshkrimi i statusit, u be vetem nje dite para skadimit te afatit qe kishte dhene FIFA dhe UEFA, duke legalizuar keshtu ate qe cilesohet si Kushtetuta e Federates Shqiptare te Futbollit.
Ne vijim te nenshkrimit te statusit, erdhi dhe terheqja tjeter qeveritare. Ministria pohoi se nuk kishte ndermend t'i vihej me pas, kerkeses se perseritur per auditim te fondeve te FIFA-s dhe UEFA-s. Federata ka lejuar zhvillimin e auditit te brendshem vetem per fondet e MTKRS-se dhe asnje dosje me shume. Zedhenesja per shtyp ne MTKRS, Brikena Bozdo, duke konfirmuar terheqjen e pales shteterore, ne lidhje me kontrollin e fondeve financiare, deklaroi se "auditi per fondet e shtetit do te vazhdoje, pra do te perfshihen vetem fondet e MTKRS-se".
Reagimi i FSHF ishte entuziast. Zedhenesi Lysjen Nurishmi, u shpreh atehere se federata e pershendeste vendimin e ministrit Pango dhe tha se po njoftonte menjehere eproret, FIFA-n e UEFA-n per zhvillimet me te fundit. "Ministri Ylli Pango realizoi premtimin qe i kishte dhene zv/presidentit te FIFA-s, Erzik. Statuti i firmosur ka mberritur ne zyrat e FSHF-se. Kemi komunikuar menjehere me FIFA-n e UEFA-n per t'i njohur me zhvillimet e kenaqshme qe kane ndodhur. Natyrisht, dy organizatat do te marrin per baze gjithcka dhe do te terhiqen nga kercenimet serioze, pasi kushtet e tyre jane plotesuar", tha zedhenesi per shtyp i FSHF-se, Lysjen Nurishmi. Por pas kesaj, ndodhi ajo qe nuk pritej dhe futbolli shqiptar tani gjendet ne udhekryq.
Vendimi i Pangos
"Ne vijim te kerkeses se Federates Shqiptare te Futbollit me nr.1 97 Prot., date 25.01.2008, per miratimin e ndryshimeve te statutit te FSHF-se, bazuar ne vendimin e Asamblese se Pergjithshme te FSHF-se, nr. 05 date 09.06.2007, ministri Ylli Pango ne mbeshtetje te nenit 102, pika 4 e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe pikes 2 te nenit 14 te Ligjit nr. 9376, date 21.04.2005 i ndryshuar "Per Sportin", ka firmosur ndryshimet e statutit te Federates Shqiptare te Futbollit".
Deklarata e FSHF
Zedhenesi Lysjen Nurishmi u shpreh se federata e pershendeste vendimin e ministrit Pango dhe se FSHF po njoftonte menjehere eproret, FIFA-n e UEFA-n per zhvillimet me te fundit. "Ministri Ylli Pango realizoi premtimin qe i kishte dhene zv/presidentit te FIFA-s, Erzik. Statuti i firmosur ka mberritur ne zyrat e FSHF-se. Kemi komunikuar menjehere me FIFA-n e UEFA-n per t'i njohur me zhvillimet e kenaqshme qe kane ndodhur. Natyrisht, dy organizatat do te marrin per baze gjithcka dhe do te terhiqen nga kercenimet serioze, pasi kushtet e tyre jane plotesuar", tha zedhenesi per shtyp i FSHF-se, Lysjen Nurishmi.
Shqiperia u perjashtua dhe me 1996
Shqiperia eshte perjashtuar nje here tjeter nga FIFA dhe UEFA. Ne vitin 1996, drejtoresha e atehershme e Sporteve ne MKRS, Marjeta Zace, shkarkoi nga detyra sekretarin e Pergjithshem te Federates, Eduard Dervishi dhe shperndarjen e Komitetit Ekzekutiv. Menjehere pas kesaj, FIFA e UEFA pezulluan Shqiperine nga aktivitetet nderkombetare. FIFA i beri te qarte atehere Federates Shqiptare te Futbollit se ajo nuk i njihte keto vendime dhe se do te vazhdonte te komunikonte me Dervishin dhe Komitetin Ekzekutiv te shperndare, si te vetmit kontaktues zyrtare, te Federates Shqiptare te Futbollit. Kjo mase ndeshkimore e vendosi ne rrezik ndeshjen kualifikuese te Shqiperise per Kupen e Botes ne Grupin 9 kunder Irlandes se Veriut me 14 dhjetor 1996, ne Grupin 9, ku benin pjese gjithashtu Gjermania, Portugalia, Ukraina dhe Armenia.
U desh nderhyrja e Kryeministrit te saj kohe, Aleksander Meksi, qe shfuqizoi urdhrin dhe riktheu qetesine, pas dy javesh pezullimi. Gjithcka ka ndodhur per shkak te nderhyrjes se qeverise shqiptare ne punet e Federates Shqiptare te Futbollit, ky eshte edhe shkaku i vendimit te instancave me te larta shteterore.