PDK: Jemi kunder dhunes ndaj gazetareve
Partia Demokristiane reagoi diten e djeshme ne lidhje me incidentin e ndodhur mes deputetit te saj, Tom Doshi dhe gazetarit Besar Likmeta. Me ane te nje deklarate per shtyp, zedhenesja politike e PDK-se, Ernestina Halili, theksoi se kjo ngjarje duhet te zbardhet, me qellim sqarimin e pozicioneve e te perfshireve ne te. Ne deklaraten e PDK-se theksohet se kjo parti eshte kunder cdolloj forme presioni dhune apo shantazhi ndaj gazetareve dhe eshte ne mbeshtetje te fjales se lire dhe te vertetes. Por, nga ana tjeter, ne deklarate theksohet se deputeti Doshi e ka qelluar Besar Likmeten si nje qytetar dhe jo si nje gazetar.
"Deputeti Doshi ne deklaraten e tij, pretendon se zoti Likmeta nuk ka paraqitur asnje dokument, ne te cilin te provohet se ai eshte gazetar. Ne kete kuader, sipas tij, zoti Likmeta ka qene ne takimin me deputetin Doshi thjesht si qytetar", theksohet ne deklaraten e PDK-se, ndonese denohet gjaknxehtesia e deputetit Tom Doshi. Nga ana tjeter ne deklarate theksohet edhe fakti qe deputeti Doshi i ka kerkuar falje publike gazetarit Likmeta.