Meta: Berisha po perdor Ramen
"Partia Socialiste, nepermjet bashkepunimit te saj me Sali Berishen, ne emer te gjoja hapesirave per reformat, po bie pre e dredhive qe kane karakterizuar Berishen dhe politiken e vjeter, duke i krijuar mundesi atij per te pergatitur infrastrukturen e nevojshme per te realizuar manipulimin e zgjedhjeve ne vitin 2009". Ky ka qene paralajmerimi i radhes per lidershipin e kampit roze, ardhur Levizja Socialiste per Integrim. Ky qendrim, i deklaruar nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta, kesaj radhe kishte si baze vertetesie, skandalin e ri te kesaj qeverie, ate te tenderit te kartave te identitetit. "Qeveria e Berishes po e realizon kete tender e kapur thelle nga korrupsioni dhe papergjegjshmeria e plote", theksoi Meta gjate nje komunikimi me mediat. Por, duke u nisur pikerisht ne kete moment, i cili, sipas tij, eshte tentativa e radhes e Kryeministrit Berisha per manipulimin e zgjedhjeve, Meta kerkoi nga lidershipi i PS-se te mos behet pjese e kesaj loje te programuar nga qeveria aktuale. Per kete arsye, Meta vuri ne dukje faktin se "LSI nuk do te bjere asnjehere viktime e lojerave politike te Sali Berishes, qe ne funksion te realizimit te qellimeve te veta ka shperdoruar ne menyre te paskrupullt, bashkepunimin si me lidershipin e meparshem, ashtu edhe me ate aktual te Partise Socialiste".
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, nuk kurseu akuzat e tij ndaj qeverise dhe kreut te saj, e kjo per nje tjeter element te rendesishem te reformes zgjedhore sic eshte prodhimi dhe pajisja e shtetasve me karta identiteti. "Ne daren e korrupsionit dhe interesave te dyshimta, kjo qeveri ka injoruar qellimisht rendesine e jashtezakonshme qe ka prodhimi i kartave te identitetit dhe menaxhimi i bazes se te dhenave biometrike te popullsise, per sigurine kombetare, per zgjedhjet e lira e te ndershme, por edhe per levizjen e lire te shqiptareve, per integrimin e tyre ne Evrope e me gjere", theksoi Meta. Sipas tij, jo pa qellim ky tender eshte organizuar ne keto limite kohore, per te pasur pamundesi per ta shtyre ate me tej dhe per te riparuar parregullsite, pasi perndryshe do te vihet ne pikepyetje prodhimi i tyre per zgjedhjet e ardhshme ne 2009. Gjithashtu, ne po kete linje, Meta shtoi se "ne denoncojme sjelljen korruptive te kesaj qeverie qe ne hartimin e Termave te References se ketij tenderi, si dhe ndryshimin e tyre shume prane dates se paraqitjes se ofertave, qe kishin si qellim mospjesemarrjen ne tender te shume kompanive prestigjioze nderkombetare te specializuara ne kete fushe. Denoncojme, gjithashtu, administrimin e turpshem e qesharak te procesit ne diten e tenderit nga ana e zyrtareve te larte te Ministrise se Brendshme, qe nuk jane vecse masha qe ekzekutojne vendimet korruptive e te paracaktuara te kesaj qeverie". Madje, pikerisht kete arsye, i kerkoi qeverise te reagoje ne menyre te menjehershme per te riparuar pasojat per kete ceshtje me rendesi te madhe kombetare. "Ndryshe, cdo pasoje qe do te rrjedhe nga ky skandal i madh do te kete emrin e Sali Berishes", nenvizoi Meta, gjate fjales se tij.