Zhdoganimet, lehtesohen dokumentet
Task-Force, nen drejtimin e kryeministrit Berisha mori diten e djeshme edhe vendimin per nje reduktim te ndjeshem te dokumenteve te cilat aktualisht paraqiten nga biznesmenet, per zhdoganimin e mallrave te tyre. Nga diskutimet e bera dje, kryeministri Berisha dhe ministrat e qeverise rane parimisht dakord per shkurtimin e ketyre dokumenteve nga nente qe jane aktualisht ne tre ose kater. Ne lidhje me kete ceshtje do te shqyrtohen edhe legjislacionet e vendeve me te zhvilluara te Evropes, per te implementuar keshtu praktiken me te mire ne lidhje me kete drejtimin. Keshtu se shpejti pritet qe keto ndryshime te behen realitet. Dokumentacioni i shumte qe duhet per te zhdoganuar edhe mallrat e importit qe hyjne aktualisht ne vend, ka qene gjithnje nje problem per biznesin, i cili ne menyre te perseritur ka shprehur edhe pakenaqesite e tij ne lidhje me kete ceshtje.