Godo: “Topi të thërrasë urgjent Ramën dhe Berishën”
Autori i Lajmit: Lorena Killo
Në kushtet kur ndërkombëtaret intensifikojnë thirrjet e tyre për zgjidhje dhe PS vazhdon grevën e urisë, politikani Sabri Godo, shprehet se është urgjente ulja në një tryezë e Berishës me Ramën, para se situata të dalë jashtë kontrollit. "Zgjidhje ka vetëm një, që palët të takohen në mes tyre, të ulen në bisedim. Duket sikur ska shteg për bisedim, sikur rrugët janë të mbyllura, secila dorë e ka prerë në përqendrimin e vet, po kjo nuk mund të jetë kështu përjetë. Unë e kam fjalën te një takim i drejtpërdrejtë i Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Kryetarët ose delegacionet e partive, si ta gjejnë të udhës, por zgjidhja përfundimtare duhet të gjendet aty, duke lëshuar pe secila nga palët",- tha Sabri Godo. Republikani u shpreh se për këtë tryezë duhet të nisin shpejt negociatat dhe në nivel më të ulët. Por diçka shumë e rëndësishme, sipas tij, është që Presidenti të marrë në dorë pozicionin e tij si Kryetar Shteti. "Presidenca, pa dyshim, duhet të lozë një rol më aktiv. Unë mbeta disi i habitur kur shoh se, i pyetur për këto ngjarje, Presidenti nuk gjen gjë tjetër të thotë, veçse ai pozicionohet për demokracinë, kjo nuk qëndron fare. Është një situatë kritike, mund të dalë nga kontrolli dhe Presidenti duhet të bëjë paralajmërimet e veta. Nuk është ai që do të zgjidhë këtë situatë, por ai duhet ta thotë të tijën",- tha Godo.
Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, Godo vlerësoi se partitë politike do të bëjnë një demonstrim të forcës deri në konfrontimet e mëtejshme, por pastaj do të vijë momenti që të ndalen dhe të kërkojnë një marrëveshje, sepse kjo rrugë nuk të çon asgjëkundi. “Unë besoj se kjo do të ishte thirrja që shqiptarët do të donin tu bënin palëve. Por siç e kemi parë edhe në muajt e kaluar, ka edhe një vullnet të fortë të komunitetit ndërkombëtar, i cili kërkon që çështjet të zgjidhen me dialog, të marrë fund kjo lloj anarkie politike”,- u shpreh Godo. Tani për tani, tha ai, nuk besoj se do të ketë dialog, ndoshta palët janë duke studiuar njëra-tjetrën, për të parë se çfarë do të bëhet. “Por deri tani duken mjaft të vendosura për të ruajtur pozicionin e tyre. Ndoshta me kalimin e ditëve, kur presioni të bëhet më i fortë, atëherë mund të vijë koha që të hapet dialogu. Situata mbetet për tu parë, por ajo që duhet të kihet mirë parasysh nga palët është ruajtja e qetësisë dhe rendit, ruajtja e rregullave, sepse këto janë domosdoshmëri jetike”,- u shpreh Godo. Sipas tij, çdo shkelje mund ta çojë situatën jashtë kontrollit. “Palët kanë përgjegjësinë që të ruhen nga incidentet, nga njerëzit provokatorë që gjenden në çdo kohë. Këta njerëz mund të mos u përkasin palëve, por ndërhyjnë vetëm se kanë një prirje të atillë ose mund të marrin porosi nga dikush jashtë. Palët duhet të kenë kujdes nga të gjitha anët, sepse duhet të kuptojnë se po shkelin në një tokë të nxehtë dhe duhet të ruajnë kontrollin në çdo rast”,- nënvizoi Godo.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010