E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: “Vendi ynë arriti rezultate në një kohë rekord”

Autori i Lajmit: Redaksia

Deputeti socialist Ditmir Bushati u shpreh se çështja e vizave është me tepër rëndësi për shqiptarët, duke kujtuar se një e treta e shtetasve jetojnë jashtë vendit.
"Jam plotësisht dakord me kolegët e mazhorancës, kur thonë se kanë përmbushur kriteret në një kohë rekord, por nuk bie dakord me përfaqësuesit e qeverisë, kur thonë se ne jemi të parët në rajon, sepse kjo krijon përshtypjen e gabuar në opinionin publik se ka diçka që nuk shkon me besueshmërinë dhe ndershmërinë në këtë proces nga ana e institucioneve evropiane për vlerësimin ndaj Shqipërisë. Siç e ka thënë dhe ministri suedez Karl Bild, kjo punë duhej të ishte bërë dje, sot është shumë vonë e, nëse nuk e bëni nesër, tju vijë turp",- theksoi Bushati. Ndërsa demokrati Aldo Bumçi, ndër të tjera, tha: “Çfarë mesazhi është ky, që problemet e shqipëtarëve etnikë të Maqedonisë e Serbisë janë problem i Shqipërisë? Ky është mesazh shumë i gabuar. Së dyti, të lënit mënjanë në rajon i Shqipërisë dhe Bosnjës jep mesazhin negativ të ndarjes fetare dhe nuk ndihmon aspak".

Ky lajm është publikuar: 05/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›