E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj në Bruksel: “Shqipëria e meriton heqjen e vizave”

Autori i Lajmit: Redaksia

Zyra për media e deputetit Arben Malaj ka bërë me dije dje diskutimet që janë zhvilluar në Bruksel mes zyrtarëve të lartë evropianë dhe deputetëve shqiptarë, që përfaqësonin Parlamentin e Shqipërisë. Sipas zyrës së shtypit, në diskutimin e tij në panelin me përfaqësues të Parlamentit Evropian, deputeti Arben Malaj shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e madhe të shqiptarëve ndaj Brukselit për mbështetjen e pandarë dhe inspirimin që i japin Shqipërisë.
Pas reagimeve emocionale të disa prej deputetëve të PD, Malaj theksoi faktin se arroganca e qeverisë është një risk i madh për demokracinë dhe qartësoi se rritja e protestave është tregues i qartë e i pamohueshëm i impakteve negative të krizës politike dhe të keqqeverisjes së vendit. “Jam krenar që në Bruksel përfaqësoj vendim tim, i cili ka kontribute shumë pozitive për paqen dhe prosperitetin në rajon, duke eksportuar kështu vlera pozitive tek shqiptarët e rajonit dhe përtej tij”, - është shprehur Malaj.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›