E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, përplasje edhe në Bruksel

Autori i Lajmit: Redaksia

Dy kampet kryesore të politikës shqiptare vazhdojnë të këmbëngulin dhe të insistojnë në qëndrimet e tyre politike të pandryshuara, edhe kur është fjala për raportin e institucioneve të BE-së me Shqipërinë. Në dy deklarata krejt të ndryshme, kanë dalë dje deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës, pas takimit të zhvilluar nga delegacioni shqiptar i deputetëve me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule. Deputetja Mesila Doda ka thënë se mazhoranca ka marrë në Bruksel mbështetje për integrimin e shpejtë të vendit dhe liberalizimin e vizave. “Greva e urisë ka shkaktuar reagime në Bruksel, duke e konsideruar në dëm të integrimit të vendit”,- tha deputetja Mesila Doda.
Ndërkohë, deputeti Taulant Balla, duke e konsideruar kryeministrin Berisha si shkaktarin e krizës politike dhe pengesën për zgjidhjen e saj, tha se institucionet e Brukselit kanë vlerësuar thellimin e krizës në Shqipëri.
“Parlamenti Evropian do të dilte me një deklaratë për Shqipërinë, e cila u pengua nga deputetët e PD-së”,- ka thënë Balla.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›