E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: "Bojkoti, opinion personal i Rames"

Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, shprehu dje shqetesimin per miratimin nga Kongresi, te nje rezolute qe i jep autoritet Kryesise socialiste per te vendosur mbi pjesemarrjen ne Kuvend, duke e cilesuar si vjedhje e qendrimit per zgjedhjet. Gjate nje konference te perbashket per shtyp, me deputetin Arben Malaj, Blushi theksoi se socialistet shkuan ne Kongres per te mbajtur nje qendrim per zgjedhjet e 28 qershorit, pasi kishim konsumuar nje debat ne Asamblene e PS, sipas te cilit, u ballafaquan dy opsione, i pari per mosbojkotimin e Parlamentit dhe i dyti ishte evaziv. "Dolem nga Kongresi dhe kryetari i PS ne detyre, tha dy dite me par, qe Kongresi vendosi ta rishqyrtoje ceshtjen e bojkotit te Parlamentit. Kjo gje nuk u prek ne Kongres. Eshte e pafalshme qe Edi Rama, del nga Kongresi me nje opsion personal qe Kongresi nuk e ka diskutuar", akuzoi Ben Blushi. Sipas tij, Kongresi nuk ka diskutuar fare mundesine, apo eventualitetin, e daljes nga Parlamenti i Shqiperise. Ai thekson se nuk ka njeri qe ka pare rezoluten qe e ka miratuar Kongresi i PS. Per te, eshte akoma me paradoksale qe te thuash se Asambleja u mblodh, per t'i kerkuar Kongresit qe te mbaje qendrim per zgjedhjet. Anetari i Kryesise se selise roze, sqaron se Kongresi mblidhet per t'i kerkuar nje qendrim per zgjedhjet, ne fund fare thuhet qe Kongresi ia la kete detyre Kryesise se PS. "Sigurisht Kryesia e PS nese do te mblidhet, do te thote qe kete gje ta vendosi kryetari i partise. Pra ne fund fare kalojme ne nje rreth vicioz, ne te cilin vendimet i merr vetem nje njeri, qe per me teper qe eshte ne detyre", shprehe shqetesimin e tij deputeti socialist, Ben Blushi. Ai tha se keto jane fakte shqetesuese qe cenojne ne radhe te pare imazhin e PS. "Por, askush te mos mendoje se meqe po flasim ndryshe, do bejme aksione paralele me PS-ne. Ne jemi pjese e PS-se dhe mbeshtetemi ne traditen me te mire te saj, sipas te ciles mund te flasesh ndryshe, por je prape atje", theksoi Blushi. Sipas tij, nuk i shqeteson fati personal i Edi Rames, por i shqeteson imazhi i PS ne publik, e cila pasi ka humbur zgjedhjet edhe per arsyet e veta, pasi nuk po fakton se ku jane bere manipulimet dhe cilat kuti jane vjedhur, po ben nje Kongres hermetik, ne te cilin njerezit nuk lejohen te flasin dhe te thone ate qe duan ne publik. "Perfundimisht po cenon edhe garen ne PS. Fakti qe zoti Malaj terhiqet nga gare, e cenon garen. Eshte e dhimbshme, por duhet ta themi, edhe e trishtueshme, qe Edi Rama u premton socialiste dhe shqiptareve, zgjedhje te parakohshme, ne fakt ajo qe po ben sot eshte se po fiton zgjedhjet e parakohshme vetem ne PS, per me teper pa kandidat",-tha Blushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›