Godo shtrohet ne spital. Probleme ne mushkeri
Politikani dhe shkrimtari i mirenjohur Sabri Godo eshte shtruar mesditen e djeshme me urgjence ne reanimacionin e Sanatoriumit te Tiranes per shkak te komplikacioneve qe ka pasur me mushkerine. Godo prej kohesh ka pasur probleme shendetesore te lidhura me semundjen e tij ne mushkeri. Kjo e ka bere ate te te terhiqet nga jeta aktive ne politike dhe media duke nisur edhe nga fakti se muajt e fundit Godo eshte kuruar edhe ne Itali per semundjen e tij. 82-vjecari Sabri Godo mban aktualisht postin e kryetarit te Asamblese Kombetare te Partise Republikane te Shqiperise nje nga partite e para te krijuara ne pluralizmin shqiptar e cila ka qene e drejtuar nga Godo per 7 vite. Sabri Godo ka qene deputet i Kuvendit te Shqiperise ne dy legjislatura ku ka ushtruar detyren e kryetarit te Komisionit te eshtjeve Sociale dhe te atij te Politikes se Jashtme. Ai eshte i njohur edhe per kontributin e tij ne levrimin e letersise shqipe te bazuara mbi figura historike sic eshte romani Skenderbeu dhe libri per Ali Pashen. Godo ka dhene gjithashtu nje kontribut te madh per sa i perket hartimit te Kushtetutes se Shqiperise dhe po keshtu me qendrimet e tij per shume ceshtje te mprehta ne vend.