Rama takon kreret e bashkive te opozites
Pas takimit me anetaret e sapo zgjedhur te Asamblese Kombetare te PS-se Rama ka zhvilluar nje mbledhje te zgjeruar ne Shengjin me te gjithe kreret e rinj te bashkive te zgjedhur nga opozita ne votimet e 8 majit. Pas nje pakenaqesie te disa prej tyre per mos daljen ne listat e Asamblese Rama u ka potencuar krereve te qyteteve fuqine qe ata kane sipas lidershipit te selise roze. Jeni forca reale dhe potenciali me konkret per zgjedhjet e ardhshme mesohet se eshte shprehur lideri i opozites gjate takimit ku kane marre pjese edhe drejtues te tjere te rendesishem te PS-se. Nderkaq dje Kreu i PS-se Edi Rama eshte me aleatet ku ka diskutuar mbi reformen zgjedhore. Ne kete takim kane qene te pranishem Vangjel Dule Prec Zogaj Skender Gjinushi Paskal Milo dhe Petro Koci. Rama ka riperseritur mbeshtetjen e tij per partite e vogla duke iu garantuar nje reforme gjitheperfshirese.
Takimi vjen vetem nje dite pas mbledhjes se partive te vogla te te dyja kraheve te cilat kerkuan ndryshimin e sistemit zgjedhor.