E Diel, 1 Nëntor 2026

Institucionet e pavarura qeveria shkeli Kushtetuten per buxhetin

Debat i ashper ne Komisionin e Ligjeve. Majko Jo trajtimit klientelist

Institucionet e pavarura hedhin akuza per shkelje te Kushtetutes nga ana e vendimit te qeverise per unifikimin e struktures se punonjesve te tyre. Nje shkelje e tille kushtetuese u be prezent dje gjate diskutimit te buxhetit te ri per Avokatin e Popullit dhe per Gjykaten Kushtetuese. Komisioneri i Avokatit te Popullit Arben Shkembi beri te ditur se nga vendimi i Keshillit te Ministrave nr.521 qe unifikon strukturen e administrates ka nxjerre teper pagen e nje zyrtari te larte. Kryekomisioneri Rusmali e pyeti ate nese behet fjale per mungesen e Avokatit te Popullit qe nuk eshte zgjedhur por kjo u mohua nga Ministria e Financave. Te njejten situate ka paraqitur edhe sekretari i pergjithshem i Gjykates Kushtetuese. Ky institucion kerkoi nje fond prej 10 milione lekesh te reja per te realizuar aktivitetin me rastin e 20-vjetorit te Gjykates Kushtetuese duke synuar edhe negocimin me Ministrine e Financave. Kjo solli edhe alarmin e deputetit te PS-se Pandeli Majko i cili faktoi se shkelja e Kushtetutes duhet ti beje mire gjykates me supreme shqiptare. Me vjen keq qe po negocioni ne kete menyre Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk e ka ngritur zerin per heqjen e shperblimeve te gjyqtareve per ta vazhduar ironine time do te thosha mire do te ishte qe ti hiqnin dhe pagat atyre. Deri sa nuk kemi nje Gjykate Kushtetuese qe nuk reagon per borxhin 60 milione euro qe qeveria u ka bizneseve me zi tu behet tha Majko. Ndersa perplasje ka pasur edhe per ceshtjen e buxhetit te pushtetit vendor. Deputeti Bashkim Fino ka kontestuar buxhetet e njesive te qeverisjes vendore duke theksuar se po veprohet politikisht ndaj tyre. Po dje Ministria e Mbrojtjes ka prezantuar buxhetin e ri ne Komisionin Parlamentar te Sigurise. Mesohet se Ministria e Mbrojtjes do te shkurtoje 735 vete nga struktura e saj organike. Nje fakt i tille eshte bere nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate prezantimit te buxhetit te shtetit per vitin 2012. Krahasuar me buxhetin e rishikuar te vitit 2011 rezultojne numri i punonjesve buxhetore ulet me 735 veta. Buxheti ne total rritet me 289 milione leke thuhet ne relacionin e paraqitur nga ministri Imami ne Komisionin Parlamentar te Sigurise. Sipas relacionit mesohet se Ministria e Mbrojtjes do te kete 2392 oficere 3688 n/oficere 3097 ushtare profesioniste dhe 1823 punonjes civile. Ne kerkojme qe te jeni transparent dhe te thoni se kete objektiv qe e keni vene ne programin e qeverise nuk realizohet. Kuptohet kjo eshte shume serioze dhe projektbuxheti i parashikuar eshte 143 per qind. Pra eshte 07 per qind sesa angazhimi politik qe keni marre. Ne buxhet perfshihen edhe 45 miliarde leke per mbeshtetje sociale te ushtarakeve. Ne fakt te gjithe e dime qe nuk rrine asnje sekonde por kalojne direkt ne Institutin e Sigurimeve dhe skane asnje impakt ne aftesimin apo modernizimin e forcave tona ushtarake. Realisht buxheti me impakt direkt per FA eshte 11 PBB. Ne fondin e pagave jane 500 milione me pak se vitin e kaluar tha nenkryetari i komisionit socialisti Gjoni. Ndersa kryekomisioneri Leonard Demi i PD-se e cilesoi si te padrejte faktin se fondet e ushtrise ne perballimin e emergjencave civile te mos kthehen mbrapsht nga ana e qeverise pasi keshtu cenohet arritja e standardeve te kerkuara nga NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›