Topalli pret kreun e Kuvendit te Kosoves ne zyren e saj
Kryetarja e Kuvendit sipas njoftimit zyrtar priti dje Kryetarin e Kuvendit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi. Kjo vizite vjen ne nje moment kur marredheniet parlamentare mes Kosoves dhe Shqiperise jane me intensive se asnjehere me pare. Ne 5 vitet e fundit jane zhvilluar 5 takime ne nivel kryetaresh kuvendi dhe vetem ne keto dy vjet rreth 10 delegacione te Kuvendit te Kosoves kane zhvilluar takime ne Kuvendin e Shqiperise. Ne takim u theksua domosdoshmeria e rritjes se metejshme te bashkepunimit ekonomik. Rruga e Kombit dhe vijimi i saj me 38 kilometrat e pare ne Kosove kane krijuar tashme mundesi edhe me te afert bashkepunimi politik ekonomik dhe njerezor mes dy shteteve por edhe me vendet e rajonit. Dy kryetaret e kuvendeve ndane mendimin se komisionet parlamentare kane nje rol thelbesor ne reformat legjislative ne arsim ekonomi turizem etj. Ndaj dhe eshte koha qe bashkepunimi reciprok mes delegacionesh parlamentare te forcohet edhe me tej me nje axhende konkrete takimesh edhe me te shpeshta. Kryetari i Kuvendit te Kosoves Krasniqi tha se do te ishte nje kenaqesi per te dhe per qytetaret e Kosoves nje vizite e afert e Kryetares se Kuvendit te Shqiperise ftese qe zonja Jozefina Topalli e priti me kenaqesi te vecante duke premtuar se do te jete ne Kosove ne nje kohe sa me te afert.