Ema Andrea, Yllka Mujo dhe Loredana Gjeçi, “tre gratë” që zbresin sot në skenën e Akademisë së Arteve

Rizbulimi i femrës në një performancë poetike
Një vajzë e re që braktis fëmijën e saj, një grua e cila dështon fëmijët e saj vazhdimisht dhe një grua tjetër që lind dhe gëzon. Janë këto tre personazhet që lëvizin në pjesën me titull “Tre gratë”, që aktorja e njohur e skenës dhe ekranit shqiptar Ema Andrea sjell sot premierë në Akademinë e Arteve, në Kryeqytet. Ajo ka zgjedhur një performancë poetike, të autores së mirënjohur Silvia Plath për të depërtuar te publiku shqiptar, veçanërisht tek femrat. Në këtë pjesë e cila do të vazhdojë të shfaqet për gjashtë ditë me radhë, deri në datën 17 Dhjetor, në rolin e secilit personazh interpretojnë Ema Andrea, Yllka Mujo dhe Loredana Gjeçi. Është një performancë poetike e Silvia Plath, një autore amerikane që ka bërë epokë në letërsinë e këtij vendi, në atë angleze si dhe në poezi, përsa i përket përdorimit dhe hulumtimit të gjuhës. Kjo autore ka pasur një rol të rëndësishëm social në feminilitetin e femrës duke e shndërruar atë në një rrymë. “Performanca poetike në fjalë është një poemë për tre zëra, në fakt të radios, pasi në atë kohë performohej në radio. Janë tre situata të tre grave të ndryshme, në një ambient lindjeje dhe aty janë të gjitha mendimet e tyre në lidhje me veten, fëmijët, me botën dhe me meshkujt”- shpjegon Ema Andrea. Më tej ajo vazhdon duke thënë se pjesa nuk ka një mesazh të përcaktuar, por në gjithë lojën e aktoreve thelbi është që të jepet ideja se gjithçka synon në një rizbulim të femrës. “Është një vajzë që braktis fëmijën e vet, një grua, një nëpunëse, që i dështon fëmijët vazhdimisht (këtu është raporti me jetën që ajo e humbet në mënyrë të vazhdueshme), dhe një tjetër grua që lind dhe gëzon, (që ka një përjetim dhe një ridimensionim të vetvetes në raport me fëmijën). Por ajo që është më kryesore në të gjithë pjesën është raporti i gruas me jetën. Kjo nënkupton raportin e saj me jetën, vdekjen, braktisjen, meshkujt e kështu me radhë. Pra gjatë gjithë kohës që këto gra flasin ridimensionohen në raport me veten, me botën dhe ky ridimensionim vjen në mënyrë poetike nga Silvia Plath”- tregon më tej Ema Andrea. Autorja Sylvia Plath lindi në 27 Tetor, Jamaica Plain, Massachusetts. Fëmija e parë e Ottos dhe Aurelia Schoeber Plath. I ati ishte profesor gjermanishteje dhe entomologjie në Universitetin e Bostonit; e ëma ishte mësuese gjimnazi dhe nxënëse e të shoqit. I ati vdiq në vitin 1940 pas një operacioni të dështuar në këmbë. Sylvia ndoqi shkollat ne Ëellesley, Massachusetts dhe me pas shkoi ne Kolegjin Smith, ne saje te meritave shkollore. Ne vitin 1953 u zgjodh ne bordin e kolegjit për revistën Mademoiselle, fale publikimit te poezive dhe tregimeve te saj. Gjate vitit te parafundit ne kolegj e ëma vuri re tiparet e depresionit (sëmundje kjo qe rridhte ne familje nga ana e te jatit). Si rrjedhoje Sylvia ju nënshtrua mjekimeve te njohura si elektrokonvulsivë bi-polorë. Ne Gusht te vitit 1953, tentoi vetevrasje duke pire sasi te madhe ilaçesh. Pas shërimit (gjashtë muaj në terapi intensive), ju kthye shkollës. Diplomën e mbrojti me një ese mbi Dostojevskin, duke u dipleomuar në fund me të gjitha nderet. Fitoi me pas bursë studimi për ne Kolegjin e Neënham, Cambridge për ku u nis në vitin 1955. Përveç studimeve jeta e saj në Angli njihet si teper "seksuale". Ne shkrimet e asaj kohe vihet re kundërshtimi dhe urrejtja e saj kundrejt sjelljeve me standart te dyfishtë si dhe shpalosja e idesë se heqjes se kufijve mbi te drejtat e saj ne lidhje me eksperiencat seksuale (nga kjo ane kërkonte barazi me burrat). Në Cambrdige, takoi poetin Ted Hughes me të cilin u martua në Londër në 16 Qershor 1956. Jeta e saj me Ted e formoi si njeri dhe si shkrimtare.
...