Golat e shortit prodhojnë një duel të vështirë për Skënderbeun
Champions League
Altin Manallari
Skënderbeu do të luajë ndaj Debreçenit hungarez, që ka dominuar futbollin e këtij vendi në dhjetë vitet e fundit. Ky është verdikti i dalë nga shorti i hedhur dje në mesditë dje në Nion të Zvicrës për Champions League. Në bazë të formatit, kampioni i Shqipërisë (Skënderbeu) do luajë në turin e dytë, i cili ka në përbërje 34 skuadra: 3 do të jenë fitueset që do vijnë nga turi i parë pre-eliminator dhe 31 të tjera të përzgjedhura në bazë të koeficientit që çdo shtet ka përfituar nga mbledhja e pikëve në 5 sezonet e fundit në Kupat e Europës. Sa më shumë ture të kenë kaluar skuadrat e një vendi, aq më i lartë është koeficienti, por kjo vlen pak për kampionatin shqiptar, skuadrat e të cilit edhe sezonin e shkuar nuk shkuan më shumë sesa dy ndeshje, pra një tur në kompeticionet europiane.
Fati i goglave Klubi korçar ishte renditur në mesin e ekipeve të konsideruara si më pak kompetitive. Ai figuronte te pjesëmarrësit, që e nisin garimin në turin e dytë të Champions-it. Në këtë këndvështrim, bardhekuqtë rrezikonin që të përballeshin me ekipe mjaft të forta, të paktën teorikisht, duke filluar që nga Bazeli i Zvicrës, Slovan Liberec i Çekisë, Salzburgu i Austrisë, Dinamo e Zagrebit (Kroaci), BATE Borisovi i Bjellorusisë, Partizani i Beogradit (Serbi) e deri kampioni i Suedisë, Helsingborg. Të gjitha këto skuadra shiheshin (teorikisht) si më të forta sesa kampionia e Shqipërisë, ndaj urohej që shorti të ishte sadopak bujar me Skënderbeun. Sakaq, disi më të lehta për tu kaluar do të ishin ekipe si: AEL Limasol (Qipro), HJK (Finlandë), Ekranas (Lituani) e Zestafoni (Gjeorgji).
Skënderbeu-Debreçen – Një short i vështirë ky për korçarët, pasi përballë tyre do të jetë skuadra më e suksesshme në këto 10 vitet e fundit në Hungari. Edhe pse për shqiptarët nuk është një skuadër e njohur, Debreçeni është një kundërshtar shumë i fortë. Një nga ekipet më të vjetra në Hungari, pasi është themeluar që në vitin 1902, por edhe më e suksesshmja në dekadën e fundit. Që nga viti 2000, ata e kanë fituar plot 6 herë kampionatin hungarez, në 2005, 2006, 2007, 2009, 2010 dhe tani në 2012 me 8 pikë diference nga vendi i dytë, Videoton. Debreçen renditet në vendin e 175-të në renditjen europiane. Megjithatë, arritja më e madhe e tyre daton në sezonin 2009/10, kur u kualifikuan për në grupet e Champions League. Në eliminatore fituan ndaj Kalmar, Levadia Tallinn dhe Levski Sofias. Ishin në grup me Liverpuli, Lionin dhe Fiorentinën dhe nuk arritën të merrnin pikë, por bënë një paraqitje të mirë sidomos në ndeshjen e parë në Anfield Road, ku u mundën vetëm 1-0. Sezonin e ardhshëm, ata arritën përsëri raundin e tretë në Champions, por u eliminuan nga Bazeli dhe u detyruan të merrnin pjesë në fazën e grupeve në Europa League, ku më pas nuk kaluan dot turin. Skënderbeu do të jetë skuadra e parë shqiptare që luan kundër Debreçen. Korçaret kanë ndërtuar një skuadër me kualitet, por shorti për ta ashtu si në vitin e kaluar, është përsëri i vështirë. Favoritë në këtë përballje konsiderohen hungarezët dhe një kualifikimi i korçarëve mund të quhej mrekulli. Skënderbeu do të kërkojë fitoren e parë, pasi ka vetëm dy ndeshje me dy humbje në këtë kompeticion. Debreçen nga ana tjetër ka luajtur 24 ndeshje Champions me 8 fitore, tri barazime dhe 13 humbje. Ndeshja e parë do të luhet në 17/18 korrik në Korçë, ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë një javë më pas.
Bilancet
Skënderbeu kërkoi fitoren e parë, pasi ka vetëm dy ndeshje me dy humbje në këtë kompeticion. Debreçen nga ana tjetër ka luajtur 24 ndeshje Champions me 8 fitore, tri barazime dhe 13 humbje.
CHAMPIONS LEAGUE
Truri i dytë paraeliminator
SKËNDERBEU-Debreçeni
Maribor-Zheljezniçar
ilina-Hapoel Kiryat Shmona
BATE Borisov-Vardar
Limassol-Linfield/Torshavn
Shamrock Rovers-Ekranas
Flora Tallin-Bazel
The New Saints-Helsingborgs
Helsinki-Reykjavik
Molde-Ventspils
Dudelange/Tre Penne-Salzburg
S. Liberec-Shakhter Karagandy
Ludogorets R.-Dinamo Zagreb
Neftcci PFK-Zestafoni
Ulises-Sheriff
Valletta/Lusitans-Partizan B.
Buduçnost -Slsk Vroklav
* Ndeshjet e para luhen më 17/18 korrik, të kthimit më 24/25 korrik
EUROPA LEAGUE
Turi i parë paraeliminator
nter Baku-Trans Narva
Senica-Budapest
TIRANA-Grevenmaher
Torpedo Kutaisi-Aktobe
Borac Banja Luka-Çelik Nikshiç
Baku FK-Mura
Elfsborg-Floriana
RENOVA-Libertas
Santa Koloma-Osijek
Jagodina-Ordabasy Shymkent
Diferdange 03-Runavik
Rozenborg-Krusaders
Myllykosken Pallo-47-Cefn Druids
iauliai-Levadia Tallinn
Bohemian-Thor Akureyri
Sarajeva-Hibernians
Tvente-UE Santa Koloma





