E Diel, 1 Nëntor 2026

Byzhyti: Malko nuk është burrë, po shkatërron Lushnjën

Nga Julian Kasapi

Futbollisti lushnjar, Alban Byzhyti, thekson se kurrë nuk bëhet pjesë e klaneve dhe akuzon trajnerin se gjithçka po e bën për të marrë rrogën e tij

Lushnja ka mbyllur ditën e 3-të stërvitore me një grup futbollistësh, kuemrat e njohur janë me pakicë. Këtij grupi i janë bashkuar dje edhe Laert Ndoni dhe Hekuran Korreshi, të dy të ardhur nga Skrapari.

Bie në sy mungesa e disa prej futbollistëve, të cilët mbajtën peshën kryesore sezonin e shkuar. Çela, Sefa dhe Byzhyti, pasi janë takuar me presidentin Fatos Tushe, janë çuditur pse nuk i ka thirrur trajneri Malko në skuadër.

I pyetur për këtë fakt, Alban Byzhyti përgjigjet: Nuk është e vërtetë se nuk na do në skuadër presidenti Fatos Tushe. Net ë tre kemi shkuar ta takojmë për tu likujduar për sezonin që përfundoi dhe nuk na ka komunikuar se nuk do të jemi më pjesë e Lushnjës.

Ai që nuk na do te Lushnja, është trajneri Malko. Arsyet nuk i di dhe më vjen keq. Jam çuditur shumë, që ai është sjellë kështu me ne, pasi është personi që e kemi respektuar më shumë se familjarët tonë. Trajneri Malko po e shkatërron futbollin në Lushnjë për rrogën e vet.

E kam ditur se bashkëpunoj me burra, por, mesa duket, Malko nuk qenka burrë. Jo vetëm ai, por askush nuk mund të hedhë baltë mbi kontributin tim. Malko i ka të gjitha statistikat e mia në kampionat dhe mund ti nxjerrë për të treguar se çfarë kam bërë për skuadrën.

Kam menduar të jetoj gjatë në komunitetin lushnjar me futbollin dhe nuk dua të jem i keq me asnjërin, kurse Malko ka vendosur të prishet me të gjithë. Po të ishte burrë, le të mi thoshte gjërat përballë. Asnjëherë nuk jam marrë me klane dhe nuk kam hedhur askënd poshtë për një rrogë 20 mijë lekë.

Pavarësisht këtyre që janë përfolur, do të doja të jepja kontributin tim maksimal për ecurinë e futbollit të qytetit tim, qoftë kjo edhe pa shpërblim. Ky është një obligim moral për mua kundrejt gjithë sportdashësve dhe bashkëqytetarëve të mi, – ka thënë Alban Byzhyti.

Klani Futbollistë si Çela, Sefa, Byzhyti, Topi dhe Sula konsiderohen si mbështetës të Dritan Çukos, ndihmësit të sezonit të shkuar të Sajmir Malkos, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim për largimin e këtij të fundit nga stoli lushnjar.

Flitet se do të ketë financa më të pakta për sezonin e ri, ndërkohë që me vendim të këshillit bashkiak ato nuk janë reduktuar dhe kanë mbetur në kuotën e vitit të shkuar.

Ka pasur që në fillim një shtesë kolosale për kulturën, drejtoria e së cilës në bashki do të marrë këtë vit afërsisht 90 milonë lekë, kur për futbollin janë caktuar jo më shumë sesa 18 milonë. Këto me vendim të këshillt bashkiak, që është edhe sponsori i futbollit në Lushnjë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›