E Diel, 1 Nëntor 2026

Golat, spikat fenomeni “Roshi”Fieraku ka shënuar 3 nga 9 golat e realizuar nga Kombëtarja U-21

Rrjetet sociale:

Edhe pse është pritur më shumë nga Ahmed Januzi e Vilfor Hysa, “rekordmeni” është sulmuesi i ri i Flamurtarit, Odise Roshi. Fieraku ka shënuar 3 nga 9 golat e realizuar nga Kombëtarja U-21: dy të realizuar kundër Austrisë, një në Vjenë e tjetrin në Tiranë, dhe i treti kundër Bjellorusisë. Ajo që vlen të theksohet se Roshi ka shënuar në dy takimet e fundit rresht të Shpresave.  Për Shqipërinë U-21 të drejtuar nga Artan Bushati kanë realizuar edhe Ahmed Januzi (1 gol), Vilfor Hysa (1), Jahmir Hyka (1), Emiljano Vila (1) dhe Arsen Sykaj. Një gol për llogari të Shqipërisë e ka shënuar azerbajxhanasi Guljev, pikërisht në fitoren e vetme të Kombëtares U-21 gjatë këtij edicioni.
Numri i klikimeve - 114
  E Marte, 17 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›