E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron presidentin e BE, Herman van Rompuy për zgjedhjen në post

Tiranë, 21 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh urimi presidentit të Bashkimit Europian, Herman van Rompuy me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë.

Kjo zgjedhje, rrjedhojë e Traktatit të Lisbonës, do ta forcojë ndjeshëm rolin e Bashkimit Evropian, si zë të fuqishëm politik dhe ekonomik në arenën ndërkombëtare.
Shqipëria, vend i Ballkanit Perëndimor, anëtare e NATO-s dhe aspirante për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, e vendosur të luajë një rol moderator në rajon, kontribuese në stabilitetin, zhvillimin e integrimin e tij, çmon shumë të rëndësishme njëzëshmërinë politike të Bashkimit Evropian ndaj proceseve integruese të vendeve të rajonit tonë, citon Topi në këtë mesazh.
Më pas, ai thekson bindjen në vazhdimësinë e mbështetjes së Shqipërisë ndaj BE dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë mes palëve.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›