Goleadë te Shpresat, kuqezinjtë munden në kohën shtesë
POLONI SHQIPËRI 4-3
Shqipëria U-21 humbet sërish kundër Polonisë, por këtë herë ka qenë e pafat, pasi ka pësuar gol në minutën e parë shtesë, nga tri të akorduara, ndërsa Sykaj ka dalë nga fusha me të kuqe. Kjo ishte përballja e tretë e Shpresave në Grupin 6 eliminator për Euro 2013. Në pjesën e parë tanët zhvillojnë një lojë të mirë dhe kishte premisa për të shënuar. Në minutat më pas polakët marrin frenat e lojës në dorë dhe fillojnë të drejtojnë takimin.
Në të 38-ën minutë ata fitojnë një penallti për faj të Frashërit, që mundohet të mbrojë portën, por që u fal një 11-metërsh kundërshtarëve. Gjuan kapiteni Kroshoviak dhe shënon, 1-0. Ky gol është i vetmi për këtë pjesë. Skuadra e drejtuar nga Bushati hyn në fushë pa bërë zëvendësime. Është minuta e 54-t dhe Klish gjen golin, duke kaluar për të dytën herë në avantazh të tijtë.
60 sekonda më pas sulmuesi i Lokarnos. Armand Sadiku, shënon golin e parë për shqiptarët, duke hapur takimin. Rreth 9 minuta më vonë, Sobiesh shënon golin e 3-të për Poloninë dhe vendasit e quajnë të mbyllur ndeshjen. Në minutat e mëvonshmë gjyqtari Suton nxjerr nga xhepi shumë kartonë të verdhë. Loja vijon me sulme të shqiptarëve, që gjejnë golin e 2-të më Balën, duke kthyer shpresën për 1 pikë në Poloni.
Sadiku, 1 minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt, shënon golin e barazimit, 3-3. Kjo ishte një epërsi e çastit nga tanët, pas kartonit të dytë të verdhë të Drigas, sepse Vozniak u ngrin buzëqshjen djemve të Bushatit, pasi shënon 1 minutë më pas golin e 4-t. Sykaj merr në minutën e 2-të shtesë kartonin e 2-të të verdhë, duke e lënë ekipin tonë me 10 futbollistë dhe kështu numri i lojtarëve në fushë u barazua.
