E Diel, 1 Nëntor 2026

Sajmir Malko, trajneri i ri i Lushnjës

Nga Julian Kasapi 

Presidenti Tushe nuk e zyrtarizon emërimin e trajnerit të ri, por fakt është se ai ka zëvendësuar Baballëkun dje në stërvitje

Sajmir Malko është emëruar dje trajneri i ri i Lushnjës, edhe pse në fakt mungon zyrtarizimi nga presidenti dhe kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe. Ai ka bërë dje në mesditë një mbledhje pune me futbollistët, në zyrën e tij në bashki. Kam pasur një mbledhje pune me ekipin dhe asgjë më shumë, tha shkurt presidenti i lushnjarëve, Tushe. Por seance e pasdites është drejtuar nga Sajmir Malko, që do të thotë se ai e ka marrë detyrën e re, duke zëvendësuar Ramadan Baballëkun në stolin lushnjar. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit për shkak të rezultateve të dobëta.

Malko flet si trajner Në ambientet e stadiumit Roza Haxhiu, Sajmir Malko ka folur si trajner i Lushnjës, duke premtuar se do të bëjë maksimumin për ta ngritur skuadrën në nivelin e duhur: Do të punoj me të gjitha energjitë e mia, që ta ndryshoj kursin e kësaj skuadre, sepse ajo i ka elementët e duhur për të arritur një objektiv madhor, siç është ngjitja në superligë, ka thënë Malko për mediat sportive.

Ndeshja e radhës Trajneri i ri lushnjar është fokusuar edhe te ndeshja e radhës në Gjirokastër, për të cilën ka theksuar: Lushnja i ka mundësitë të marrë pikë në fushën e Luftëtarit. Do të punoj në planin taktik dhe atë psikologjik, që të arrijmë rezultatin e dëshiruar.

 

3 vjet

më parë Malko ka dhënë dorëheqjen nga stoli lushnjar për rezultate të dobëta

 

5 javë

Qëndroi paraardhësi i  Sajmir Malkos, Ramadan Baballëku, në stolin lushnjar

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›