Golem, nis ndërtimi i kanalizimeve
Ne zonen turistike te Golemit dhe Malit te Robit ka filluar investimi per ndertimin e rrjetit të kanalizimeve te ujerave te zeza. Komuniteti Evropian ka akorduar per kete investim nje shume prej 5.2 milion euro, nderkohe qe punimet do te kryhen ne dy faza. Aktualisht kane filuar punimet e fazes se pare, gjate se ciles do te hapen 3200 metra linear kanalizime kryesore si dhe do te ndertohen tre nga kater stacionet e pompimit te shpendara ne gjithe zonen turistike.
Kjo faze e punimeve pritet te perfundoje ne fund te muajit nentor te ketij viti,nderkohe qe faza e dyte do te merret me ndertimin e stacionit nr 1 te pompimit dhe hapjen e kanalizimeve dytesore nga qendra e Golemit drejt zones së banuar ne plazh. Punimet per zbatimin e ketij projekti po kryehen nga firma italiane Iride Asqua Gas shpa.Ne perfundim te investimit te gjitha ujerat e zeza qe do te mblidhen nga plazhi i Golemit ne drejtim te Qerretit dhe do te dergohen per tu perpunuar tek impiani qe eshte ndertuar ne Qerret 5 vite me pare pas një financimi të bankes gjermane KFV.
Ky investim cilesohet si zgjidhja perfundimtare e problemit te pastertise se ujit te detit ne plazhin e Golemit Malit te Robit dhe Qerretit, pasi aktuaklisht ne keto zona ujerat e zeza derdhen ne gropa septike dhe ne mjaft raste direkt ne det.
Aleks Kalemasi < I mëparshmi