E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memaliaj, qendra shëndetësore pa ambulancë

Qendra shëndetësore e qytetit të Memaliajt, pas zbatimit të reformës në fillim të këtij viti ka mbetur pa një autoambulancë gjë që ka shqetësuar pacientët të afërmit e tyre dhe ka rrezikuar jetë në disa raste. Kjo qendër nuk ka specialistë për trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe është e detyruar që pacientët e saj ti dërgojë në spitalin rajonal për kurim të specializuar gjë që që nga fillimi i këtij viti nuk është më e mundur.

"Kam pasur mamin sëmurë, e kemi prurë këtu në krahë, dhe këtu janë të tëra mungesat, nuk mund të përgjigjet personeli i spitalit se s'ka asnjë gjë", thotë një qytetar. Situata vlerësohet kritike edhe për vetë drejtuesit e qendrës shëndetësore të cilët kanë apeluar për rivënien në dispozicion të mjetit transportues për personat e sëmurë. "Personeli këtu është në gatishmëri, mjekët e urgjencës, por vetëm na mungon ambulanca. Ka që kanë humbur jetën gjatë rrugës. Në momentin që mund të kishim ambulancën, pse jo, mund të bënim dicka", thotë Dorina Telo, kryeinfermiere. Qendra Shëndetësore e Memaliajt,shërben për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe për pjesën verilindore të rrethit të Tepelenës.

Floreta Ligu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›