E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia mund të njohë Kosovën në gusht

Athina zyrtare së shpejti mund ta njohë pavarësinë e Kosovës. Lajmi bëhet i ditur në faqen e internetit të agjencisë serbe të lajmeve Press duke u bazuar në një zyrtar të lartë serb, i cili sipas kësaj agjencie ka preferuar të mbetet anonim. Njohja sipas Press mund të bëhet në muajin gusht.

I njëti burim thotë se Qeveria greke ndodhet nën presion të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi tashmë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë opinionin e saj rreth kësaj çështje. Ambasada greke në Beograd nuk ka dashur të komentojë mundësinë e njohjes së Kosovës në muajin gusht, pasi sipas saj Athina zyrtare aktualisht është duke shqyrtuar vendimin që dha të enjten Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›