‘Gratis’ nga Premierliga

Jonathan Woodgate, Matthew Upson, Owen Hargreaves dhe Patrick Vieira udhëheqin listën e futbollistëve nga Premierliga që së shpejti do të kenë statusin e lojtarëve të lirë. 123 emra janë paraqitur në Premierligë me statusin e tyre si të liruar ose pa kontratë.
Woodgate refuzoi huazimin në Wolves gjatë afatit kalimtar të janarit dhe do t’i ofrohet vetëm një marrëveshje ‘paguan ashtu si luan’, kur kontrata e tij me Tottenhamin të skadojë në fund të këtij muaji.
Upson pritet të zgjojë interesim të madh si futbollist i lirë pas rënies së West Hamit nga Premierliga, meqë klubi nuk mund t’i ofrojë atij vazhdimin e kontratës që përmbush kërkesën e tij të rrogës prej 60 mijë funteve në javë.
Por, West Ham pritet t’i ofrojë kontratë të re mbrojtësve të tjerë Danny Gabbidon dhe Jonathan Spector, të cilët po ashtu janë në skadim, edhe pse Lars Jacobsen është liruar. Hargreaves përballet me betejë për shpëtimin e karrierës së tij, pas vetëm dy paraqitjeve në dy sezonet e fundit në aventurën e vështirë katërvjeçare në Old Trafford.
Gary Neville, Paul Scholes dhe Edwin van der Saar po ashtu janë liruar nga Manchester United, por janë pensionuar.
Vieira mund të inkuadrohet në stafin teknik në Eastlands, pas skadimit të kontratës së tij si futbollist, ndërsa Javier Garrido është liruar nga klubi.
Blackburn ka bërë njësoj me futbollistë si Zurab Khizanishvili dhe Benjani Mwaruwari, ndëras Bolton ka liruar ish mbrojtësin e Aston Villas, Jlloyd Samuel dhe Tamir Cohen.
Albion ka filluar të interesohet për David Vaughan, pasi kontrata e tij me Blackpoolin ka skaduar, ndërsa Tangerines kanë liruar edhe mbrojtësin Rob Edwards, mesfushorin Ishmel Demontagnac dhe sulmuesin Marlon Harewood.
Blackpool synon të sjellë Zoltan Geran pas largimit të tij nga Fulham, ndërsa klubi nga Craven Cottage ka liruar edhe sulmuesin Diomansy Kamara së bashku me mbrojtësin e djathtë John Pantsil.
Futbollistë të tjerë si Sol Campbell nga Newcastke, Boudewijn Zenden (Sunderland) dhe Eidur Gudjohnsen (i huazuar në Stoke) janë po ashtu pa kontratë dhe janë në mesin e futbollistëve të përfshirë në listë.
Një prej klubeve që ka liruar më së tepërmi futbollistë pas përfundimit të sezonit është Aston Villa. Klubi nga Villa Park liroi 10 futbollistë, përfshirë mesfushorët Nigel-Reo Coker e Robert Pires si dhe sulmuesin John Carew.