Golf, Woods rrezikon numrin 1 Lajmin e konfirmoi një drejtues i Federatës Botërore të Golfit. Uds nuk merr pjesë në aktivitet që nga muaji korrik për shkak të një operacioni në shpatull

Kampioni i madh Tajgër Uds mund të humbasë vendin e parë në renditjen e golfit, duke filluar nga fillimi i vitit 2009. Lajmin e konfirmoi një drejtues i Federatës Botërore të Golfit. Uds nuk merr pjesë në aktivitet që nga muaji korrik për shkak të një operacioni në shpatull dhe do të rihyjë në aktivitet në muajin mars. Kërcënimet ndaj vendit të parë vjen nga spanjolli Serxho Garsia, Fil Mikelson dhe irlandezi Pedraig Harrington.
E Enjte, 25 Dhjetor 2008