E Diel, 1 Nëntor 2026

Totenhemi shënjestron Kreig BelamiBelami ka shënuar deri tani dy gola në Premier Litë, përfshirë edhe golin në barazimin 1-1 me Celsin

Trajneri i Totenhemit, Heri Redknap, pohoi se ai është i interesuar të ketë nën urdhrat e tij sulmuesin e Uest Hemit, Kreig Belami. Negociatat midis dy klubeve kanë filluar.

Ish-lojtari i Sëlltikut u bashkua me Uest Hemin 18 muaj më parë në shumën e 7.5 milionë sterlinave. Trajneri i Uest Hemit, Xhanfranko Zola tha se ai do të ishte i mërzitur nësë do të humbiste ndonjë lojtar nga skuadra e tij gjatë muajit janar.

Belami ka shënuar deri tani dy gola në Premier Litë, përfshirë edhe golin në barazimin 1-1 me Celsin.
E Enjte, 25 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›