Goli është fillim i ri

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 18:00
Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko beson se është në rrugë të mirë pasi shënoi golin e tij të parë për ekipin pas 10 paraqitjeve në Premierligë.
Ylli boshnjak i dhuroi Cityt fitoren 1-0 ndaj Blackburnit, në Ewood Park, duke realizuar në minutën e 75-të, tre minuta pas inkuadrimit nga pankina.
“Tani duhet të shikoj drejt së ardhmes, është një fillim i ri për mua dhe për Cityn. Jam shumë i lumtur që ky gol i ndihmoi ekipit tim të fitojë ndeshjen”, tha Dzeko për Sky Sports 1.