Asambleja e FSHF-se Duka Lufte fenomeneve negative

Ndryshimet statutore dhe i buxheti i ri kanë qenë kryefjala e Asamblesë së Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila është mbledhur në Tiranë, vetëm një ditë pas ngjarjeve të shëmtuara që shoqëruan javë e 30-të të Superligës.
Duke folur në lidhje me episodet anti-sportive presidenti i FSHF-së Armand Duka është shprehur se institucioni që ai drejton do të luftojë çdo efekt negativ që dëmton futbollin, ndërsa do të vazhdojë të investojë për zhvillimin e sportit më të rëndësishëm në vend.
”Duhet të vazhdojmë pa u lodhur drejt objektivave të nisura në aspektin e infrastrutkurës e cila ka ende shumë për të bërë, investimeve që duhet t’i racionalizojmë me kujdes e me perspektivë, rritjen e cilësisë sportive që nga kategoritë më të thjeshta e deri tek ekipet kombëtare, luftë pa kompromis dhe me askënd përballë çdo fenomeni negativ që kërcënon zhvillimin e futbollit tonë” tha Duka.
Asambleja e Federatës Shqiptare e Futbollit miratoi buzhetin e ri të saj si dhe ndryshimet statutore në lidhje me drejtësinë sportive, ku risi është ngritja e dhomës kombëtare për zgjidhjen e konflikteve.
Nertan Prifti