Mocka ne spital. Mjeket E cara nga goditja 2 cm

Gjendja e portierit të Flamurtarit, Shpëtim Mocka, i cili u godit me gurë gjatë ndeshjes së futbollit në fushën e Laçit është përmirësuar, megjithëse lojtari vazhdon të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve në spitalin e Vlorës. Në kartelën mjekësore është përcaktuar një goditje e fortë që ka shkaktuar një të çarë dy centimetra pas veshit të djathtë të portierit Moçka.
“Nga konsulta që u bë rezultoi që i sëmuri ka shembje të kokës, të trurit, me një plagë dhe ulje të dëgjimit. Sot situata është e stabilizuar. I sëmuri është në gjendje të mirë, koshient, komunikon mirë, nuk ka shqetësime” thotë mjeku reanimator, Pëllumb Kulla.
Moçka u godit nga tifozët në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes Laçi- Flamurtari, ndërsa pas ndihmës së shpejtë në fushë, ai u dërgua për një trajtim më të specializuar në spitalin e Vlorës ku vazhdon të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.
Gjatë së martës Moçka është vizituar nga kryetari i bashkisë së Vlorës, njëkohësisht dhe president i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i cili është shprehur se skuadra ka vuajtur presionin e kundërshtarëve, ndërsa goditjen e portierit e ka cilësuar si akt kriminal.
Festim Llanaj