E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i 13 i Kapllanit jep 3pikeshin Karlsruhes (VIDEO)

Nga Kastriot Gjini
Sulmuesi shqiptar i Karlsruhes dhe i kombetares shqiptare, Edmond Kapllani po vazhdon te shenoje rregullisht dhe te hedhe dorashken te gjithe sulmuesve te Bundesliges 2 ashtu dhe te kombetares. Kapllani me paraqitjet e tij dhe golat e shenuar, u jep te drejte zerave se eshte kuqeziu me ne forme per momentin. Pikerisht sot, ne duelin e te henes per Bundesligen 2, skuadra e Kapllanit, e cila udheheq klasifkimin qe nga fillimi i ketij kampionati ka pritur ne fushen e saj skuadren e FC Kolnit. Nje ndeshje ku te dyja skuadrat luftonin per 3pikeshin. Karlsruhe ka filluar me fort ndeshjen si vendase qe ishte duke kerkuar shume golin. Ja ka arritur qellimit ne minuten e 13', pas nje asisti te Edmond Kapllanit, ka qene sulmuesi i ri Freis i cili ka kaluar skuadren e tij ne avantazh. Koln nuk eshte dorezuar me kaq, dhe vetem pas 8 minutash u ka prishur gezimin vendasve. Ne minuten e 21' do te jete Novakovic qe barazon per skuadren e tij, duke hapur ndeshjen nga fillimi dhe njehere tjeter. Karlsruhe e Kapllanit do te kerkoje me teper golin por nuk do ta arrije ta gjeje ne pjesen e pare, pjese e cila mbyllet me rezultatin 1:1. Pjesa e dyte fillon me nje Karlsruhe agresive qe kerkon meodemos fitoren. Dhe sikur thote populli, kush kerkon gjen keshtu dhe Karlsruhe gjen rrjeten ne minuten e 65' me te zakonshmin Kapllani i cilin kalon ne avantazh skuadren e tij. Te dyja skuadrat do te kerkojne golin tjetr por asnjera nuk do ja arrije. Ky gol ka qene i 13 per bobmberin kuqezi, i cili me kete gol arrin shokun e tij te skuadres Federico, te cilet jane golashenuesit me te mire te Bundeslies 2. Kapllani ne kete ndeshje jo vetem dha nje asist, shenoi, por golii tij kishte vleren e 3 pikeve. Kapllani u aktivizua gjate gjithe ndeshjes duke udhehequr skuadren e tij ne kete fitore te veshtire. GOLI I KAPLLANIT
ASISTI I KAPLLANIT

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›